Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë, ku një 22 vjeçar është gjetur i pajetë në banesë.
Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur tek “Kodra e Priftit” në katin e dytë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi A.M., 22 vjeç.
Dyshohet se në kushte të rënda psikologjike, i riu ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.09.2020, rreth orës 08:18, tek “Kodra e Priftit” në katin e dytë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi A.M., 22 vjeç, ku dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë ( e konfirmuar nga ekipi mjekësor).
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tpz