Dhuna barbare, Bilbil dhe Jashar Maja ankimojnë në prokurori vendimin për lehtësimin e akuzës ndaj fisit Rraja

Bilbil dhe Jashar Maja bëjnë zyrtarisht ankimim në Prokurori kundër vendimit të prokurorisë për ndryshim e veprës penale në plagosje e lehtë me dashje.

Ata kërkojnë ndjekjen penale dhe dërgimin për gjykim të anëtarëve të fisit Rraja që i dhunuan. Gjithashtu Bilbili dhe Jashari kanë bërë edhe dy kërkesa prokurorisë, si kryerjen e veprimeve hetimore shtesë, në administrim të provave dhe kryerjen e një akti tjetër ekspertimi, duke konkluduar në kryerjen edhe të veprave të tjera penale në ngjarjen e datës 06/07/2023.

Në kërkesë ata shpjegojnë se nuk janë dakord me procesverbalin e firmosur para OPGJ dy ditë më parë dhe se e kanë firmosur pa pasur dijeni. Sot i kanë dërguar me postë prokurorisë akimimin dhe dy kërkesat.

Me heret, Andi Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili ndodhet pas hekurave për dhunën barbare ndaj fisit Maja, ka kërkuar masë më të lehtë sigurie.

Përmes një shkrese drejtuar Apelit, ai kërkon zëvendësimin e masës, me një tjetër më të lehtë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne