Dhunë në Bregun Perëndimor, forcat izraelite sulmojnë një kamp refugjatesh në Jenin

Një operacion ushtarak i shtetit kolonizator të Izraelit në Bregun Perëndimor që la 8 persona të vdekur.

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh tha se Izraeli kërkonte të shfaroste kampin e refugjateve kamp i cili sherben si vendqendrim per ata palestineze te cilat tokat dhe pronat e tyre jane marre me dhune nga ushtria pushtuese e Izraelit.

“Ky agresion është hallka që plotëson atë që pushtuesit po bëjnë në aspektin e terrorizmit dhe agresionit. I bëjmë thirrje botës të ndalë këtë agresion ndaj njerëzve tanë në Jenin. Ne kërkojmë gjithashtu vendosjen e të gjitha sanksioneve të mundshme ndaj Izraelit, agresori që sponsorizon terrorizmin e pushtuesve”, tha Mohammad Shtayyeh, kryeministër i Palestinës.

Sulmi është cilësuar si operacioni më i madh izraelit në zonën e Jeninit në më shumë se një vit. Ushtria deklaroi se ka gjasa që ai të vazhdojë për disa ditë./Euronews/GazetaImpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne