SHBA-ja përkrah Izraelin pas sulmit në Bregun Perëndimor

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka thënë më 3 korrik se SHBA-ja është duke e monitoruar nga afër situatën në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku forcat izraelite kanë goditur kampin e refugjateve ne Jenin më dronë.

“Ne mbështesim sigurinë dhe të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur popullin e vet kundër Hamasit, Xhihadit Islamik Palestinez dhe grupeve të tjera terroriste”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
SHBA eshte nje nder shtetet qe mbeshtet haptas pushtimin dhe kolonizimin e Palestines dhe i jep Izraelit me miliona dollare ndihme per armatim.

Sipas mbasades se Izraelit ne Uashington, D.C. Izraeli është perfituesi me i madh i ndihmës së huaj amerikane dhe deri në shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara i kane dhuruar Izraelit 150 miliardë dollarë amerikanë.

Operacioni i forcave izraelite nisi me disa sulme me dronë. Videot e publikuara në rrjetet sociale kanë shfaqur tymin duke dalë nga një bllok banimi.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se gjatë operacionit të paktën tetë palestinezë janë vrarë dhe me shume se 50 të tjerë janë plagosur.

Muajin e kaluar, ushtria izraelite vrau të paktën gjashtë palestinezë gjatë një bastisjeje brenda kampit Jenin. Kjo ishte bastisja e parë e kryer në këtë kamp pas shumë vjetësh dhe në këtë operacion, Izraeli përdori helikopterë ushtarakë.

Ndërkaq, shtatë ushtarë izraelitë dhe policë kufitarë u plagosën në atë operacion nga rezistenca palestineze..

Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve është përkeqësuar që nga viti i kaluar.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor në luftën gjashtëditore më 1967 dhe akoma vazhdon tu marri tokat palestinezeve duke krijuar koloni hebrenjsh qe vijne ne izrael nga vende te ndryshme te botes/Euronews/GazetaImpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne