Diaspora protestë para Kuvendit më 18 korrik: Dua të votoj në vitin 2025

Më datë 18 Korrik para godinës së Kuvendit është thirrur një protestë e cila ka si fokus kërkesën për të drejtën e votës për diasporën. Në rrjetet sociale po qarkullon posteri i mëposhtëm i cili mban dhe hashtagun “duatëvotoj2025”, duke nënkuptuar zgjedhjet e qendrore të vitit të ardhshëm.

Diaspora protestë para Kuvendit më 18 korrik: Dua të votoj

Ndërkohë bëhet me dije se protesta do të mbahet në orën 18:00. Thirrja e shpërdarë dhe në poster është “Bashkoju protestës”.

Kujtojmë që Komisioni i Reformës zgjdhore dështoi të bëjë ndryshime në kodin zgjedhor të shqipërisë për të mundësuar votën e diasporës, ndërsa në seancën e së enjtes në Kuvend, socialisti Damian Gjiknuri tha se PS do të sjellë në kuvend projektligjin pa dakordësinë e PD e cila nga ana e saj kërkon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore.

Nuk dihet ende nëse PS do të bëjë pjesë të projekligjit të saj, mundësimin e votës së diasporës.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne