Diktatura mediatike e Shqipërisë ndalon publikimin e lajmeve negative kundër muxhahedineve te Maryam Rajavit

Ali Huseini

Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga Edi Rama, erdhi në pushtet për mandatin e tretë me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara. Pas ndryshimit të qeverisë, ngjashëm me grushtin e shtetit amerikan që përmbysi qeverinë e Mossadegut në Iran, Partia Socialiste e Shqipërisë e drejtuar nga nje elite fondamentaliste kristjane dhe zioniste fitoi pushtetin në Shqiperi, nje vend me më shumë se 70% myslimanë.

Partia Socialiste, e cila erdhi në pushtet në Shqipëri me ndërmjetësimin e drejtpërdrejtë të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ende kryeson vendin pas tre zgjedhjeve. Partia Socialiste e Ramës, e mbështetur nga SHBA, ka krijuar një hegjemoni pushteti dhe një qeveri diktatoriale ne vend.

Duke u përpjekur maksimalisht për të mbajtur në çdo mënyrë të mundshme dominimin e saj në vend, kjo qeveri thuajse diktatoriale nuk ngurron të ndërmarrë cfare do lloj veprim, deri në atë pikë sa nuk i lejon grupet opozitare të veprojnë në asnjë nivel dhe në asnjë kusht.

Një nga kundërshtimet kryesore ndaj partisë në pushtet në Shqipëri gjatë viteve të fundit është mospërfillja e kësaj partie për problemet ekonomike dhe të papunësisë që kanë mbizotëruar ne vend, veçanërisht pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Pavarësisht potencialit të madh produktiv qe ka Shqiperia, më shumë se një e treta e të rinjve janë të papunë dhe shumë të tjerë duhet të punojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian për të siguruar jetesën.

Largimi masiv i popullsisë së vendit do të thotë që shumë prej atyre që jetojnë në Shqipëri punojnë në vendet fqinje dhe kthehen në vend vetem per pushime. Kjo lloj jete i ka çuar shqiptarët në protesta masive, të cilat qeveria Rama i ka shtypur me dhune. Këto protesta, duke u zhvilluar në mënyrë periodike, here pas here jane kthyer ne te dhunshme, dhe Rama ka perdorur dhunen dhe terrorin policer per te shtypur kundershtaret.

Megjithatë, duke marrë parasysh të gjitha çështjet ekonomike dhe politike në Shqipëri, prania e Muxhahedineve është gjithashtu një nga arsyet kryesore që nxisin pakënaqësinë tek shqiptarët; Duhet theksuar se krimet e kryera nga MEK-u në Shqipëri kanë ndezur protesta. Pastrimi i parave, trafikimi i drogës dhe qenieve njerëzore dhe veprimet kriminale të kryera nga ky grup jane te mireditura, por diktatura e Rames i hesht zerat e protestes.

Muxhahedinët me historine e tyre kriminale dhe terroriste ne Iran qe nga viti 1981 dhe vrasja e me shume se 17,000 iranianëve, dhe sherbimi i tyre ndaj regjimit te Sadam Husseinit e ka bere kete grup te urryer ne Iran dhe ne bote. Regjimi i korruptuar i Edi Rames e ka kthyer Shqiperine ne nje vend strehues te terrorizmit muxhahedin. Nga Shqiperia MEK-u sulmon Iranin. Me mbështetjen financiare të disa vendeve arabe dhe të Shtetet te Bashkuara Amerikes, regjimi i Edi Rames e ka kthyer Shqiperine ne nje strehe te sigurte ndaj kultit muxhahedin.

Shqiperise pertej droges, depopullimit, pastrimit te parave, krimit, censures, diktatures etj, tanime i duhet qe te merret edhe me strehimin e terrorizmit muxhahedin; dhe censuren dhe frikesimet qe mediat e Shqiperise marrin qe te qendrojne te heshtura per elefantin e terrorizmit ne mes te corbes shqiptare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne