Gaza, rritet në 28.985 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Të paktën 127 palestinezë janë vrarë vetëm në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, si dhe 205 të tjerë janë plagosur, ndërsa Izraeli vazhdon sulmet e tij në enklavën e rrethuar palestineze.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se okupacioni izraelit kreu 13 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 127 martirë dhe 205 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit.

“Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, thuhet në njoftimin e ministrisë palestineze.

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku që nga 7 tetori të paktën 28.985 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 68.883 të tjerë janë plagosur.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit, ku Tel Avivi thotë se u vranë rreth 1.200 njerëz.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), ofensiva izraelite ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 80 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne