“Administrata e presidentit Biden kërkon mbështetje financiare për Autoritetin Palestinez më mes të krizës së afërt”

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, po kërkon në mënyrë aktive masa për të forcuar stabilitetin financiar të Autoritetit Palestinez mes shqetësimeve në rritje për një krizë të afërt të financimit. Zyrtarët në Ramallah kanë paralajmëruar se Autoriteti Palestinez po shkon në prag të falimentimit, duke rrezikuar potencialisht aspiratat e SHBA-së lidhur me organizatën për të qeverisur në mënyrë efektive Gazën pas luftës së Izraelit në enklavë.

Sipas një raporti nga ‘Wall Street Journal’, e cila citon disa zyrtarë amerikanë, për të anashkaluar kufizimet ligjore që ndalojnë kontributet e drejtpërdrejta për Autoritetin Palestinez, SHBA-ja po eksploron rrugë alternative duke u kërkuar po ashtu edhe aleatëve të rrisin mbështetjen e tyre financiare.

Zyrtarët amerikanë zbuluan se zyrtarët palestinez kanë dhënë alarmin se nga fundi i muajit shkurt ata mund të mos arrijnë fondet e nevojshme për të përmbushur detyrimet e listës së pagave dhe për të mbështetur shërbimet thelbësore të qeverisë. SHBA-ja i ka mbështetur shpresat e saj të pasluftës tek një Autoritet Palestinez i rigjallëruar si shtylla kyçe për stabilitet në rajon. Megjithatë, zyrtarët amerikanë thanë se pa një rritje të të ardhurave, aftësia e organizatës për ta mbajtur kontrollin në Bregun Perëndimor dhe për të zgjeruar rolin e saj mund të rrezikohet rëndë.

Autoriteti Palestinez është mbështetur në ndihmën e SHBA-së dhe Evropës, përveç të ardhurave tatimore të mbledhura nga Izraeli. Megjithatë, tha raporti i gazetës amerikane, shkurtimet e ndihmës nën administratën e ish-presidentit Donald Trump e vendosën organizatën me bazë në Ramallah nën tendosje financiare dhe gjithashtu një pezullim i të ardhurave tatimore izraelite pas 7 tetorit e kanë atë në “prag të kolapsit financiar”.

Zyrtarët amerikanë paralajmëruar se pasojat e një mungese financimi mund të shtrihen përtej paqëndrueshmërisë financiare, deri në pikën për ta lënë atë “të prekshëm ndaj grupeve që shihen nga SHBA-ja dhe Izraeli si më ekstremiste dhe kundërshtojnë kompromisin”.

Ata theksuan se “ajo gjithashtu mund të mposhtet nga një situatë e përkeqësuar e sigurisë në Bregun Perëndimor”, mes një rritje të përleshjeve midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë, si dhe sulmeve nga ekstremistët izraelitë. Sipas raportit, kriza financiare ka filluar që nga viti 2020 dhe sipas zyrtarëve presioni ndërkombëtar do të përshpejtonte transferimin e fondeve shumë të nevojshme për të shmangur një katastrofë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne