DIMENSIONI POLITIK I SELEFIZMIT…!

 “Dhe mbahuni fort në litarin e Allahut, të gjithë ju, dhe mos u përçani!” (Kurani, 3: 103)

Savash VELIU

E gjithë kjo levizje politikofetariste filloi sikur me një buton tamam në kohën kurë Emanuel Macron tha; ”Ballkani do të jetë shënjestra e ardhshme e Francës për të dëmtuar interesatë e ‘Turqve’, nocion ky që nënkupton ‘Muslimanëve’ ”!!!

Njëra prej destabilzuesve të jashtme që ka karakter goditëse dhe politike të shprehur përmes lëvizjes ‘Selefiste’ e mbështetur sipas rjedhës së fjalëve të lartpërmendura nga Franca pikërisht në momentin kur Maqedonia Veriore kalon nga një fazë kritike ku edhe froni i kryeministrit Zaev është në lekundje dhe pason kjo goditje ndaj muslimanëve të maqedonisë, dhe ate jo rastësisht.

Është e mira e kësaj momenti që edhe Zaev në çast reagoj mbi levizjen skandaloze Selefiste dhe e cilësoi si të papranueshme dhe destabilizuese mbase në Maqedoni ekzistojnë institucionalisht me Kushtetutë vetëm dy Fe religjioze dhe ato janë Krishterimi dhe Islami të tjerët janë nën ombrellën e këtyre dy faktorëve relevante fetare në vend.

Por një gjë dihet se fuqitë e jashtme që nxisin këto levizje destruktive nuk do rrinë qetë ka gjasa kjo nxitje të përhapet edhe mëshumë se kaq, prandaj BFI-ja ka detyrë të mobilizoj forcat të largoj dhe të izoloj këto dukuri negative urgjentisht brenda radhëve të besimtarëve musliman. Bashkësia Fetare Islame nuk duhet të mjaftohet vetëm me aktin e deklarimeve retorike duke e cilësuar si të jashtëligjshëm, pasi siç vlerësoj, Ligji nuk lejon që të themelohen dy Bashkësi Fetare, ndërkaq kanë ftuar edhe besimtarët musliman që të mos bien pre e manipulimeve të bashkësisë alternative frakcioniste.

Deklarata e Kryeministrit Zaev vjen në kohën kur gjendja politike në shtet është kaotike dhe alarmante ashtu është edhe në partinë që udhëheq është në një pozitë jo të lakmueshme sepse thjesht brenda partisë së tij ai deklasoi Mukin për pasuksesin gjatë zgjedhjeve të fundit sepse ky i fundit nuk i solli votat e pritura nga shqiptarët.

Ky sindrom politik të kryesuar nga Franca e mbështetur edhe nga Evropa sorosiste dhe prej Rusis ka gjasa të gjeneroj edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnje sepse këtë katrahur e do Franca dhe çakallët antiislam përreth saj që Ballkani të destabilizohet.

Në Francë Emanuel Macron ka filluar një fushatë repressive antimuslimane ku së fundi burgosi edhe Imamin kryesor të Bashkisë Islame të Francës shkaku pakënaqësive nga protestat e shtuara muslimane në vend filloi hakmarrjen edhe jashta francës, në Ballkan.

Apeli im i drejtuar ndaj “vëllezërve” selefist është “Ndalo të keqen dhe udhezo në të mirë”, thjesht të ashtuquajturit ‘selefistë’ të shikojnë nga u vjen inspirimi i tyre për një veprim të tillë përçarës mes muslimanëve besimtar të maqedonisë nga vertikalja Hyjnore apo nga horizontalja Iblisore!

Edhe udhërrëfyesi i tyre Ibën Tejmije ka thënë; ”Mendjemadhësia dhe zilia janë dy sëmundje që i kanë shkatërruar të parët dhe të fundit. Këto dyja janë mëkatet më të mëdha me të cilat është kundërshtuar Allahu xh.sh. në fillim, sepse Iblisi u bë mendjemadh dhe e pati zili Ademin.”

Kurse Muhammedi alejhis-selam ka thënë: “Kush nuk u nënshtrohet eprorëve të vet dhe kush ndahet nga Bashkësia, dhe në këtë gjendje vdes, ka vdekur me vdekjen e të pafeut”. (Muslimi)

Me këtë ka treguar jo vetëm në rreziqet e frakcionizmit ndaj Bashkësisë, por edhe ndaj besimit të cilitdo që bëhet frakcionist apo ndikon në frakcionizëm mes muslimanëve.

Këto lëvizje ‘paraleliste e frakcioniste’ sjanë asgjë tjetër përpos mbrojtës së interesave të shërbimeve të huaja të cilët pasohen me vetdije apo pa te. Prandaj, popullata islame duhet të ruaj gjakftohtësinë dhe të mos bjerë pre e këtyre provokimeve dashakeqe të servuara kryekëput prej qarqeve të jashtme anti-islame. Krejt lëvizja e tyre është t’i diskreditojnë figurat e pastra kombëtare dhe fetare duke manipuluar me masën e gjërë dhe rininë mbi baza të fetarizmit politik.

Për këtë thotë Ibën Tejmije; ‘’Hawarixhët, ose fitohet ndaj tyre ose fitojnë dhe pastaj zhduket pushteti i tyre dhe nuk u mbetet atyre asgjë. As fe nuk ngritën por as dynja nuk lanë’’, siç ndodhi ja një dekadë në tokatë e Shamit përmes lëvizjes ISIS!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne