DISA VLERËSIME TË PABAZA TË SHKRIMTARIT TË MIRËNJOHUR SHQIPTAR ISMAIL KADARE

Nga: Salim Kadri Kerimi, Shkup

Këto ditë kisha rastin ta lexoj/ndëgjoj një pjesë nga intervista e gazetares shqiptare – zonja Rudina Xhunga, me shkrimtarin e mirënjohur shqiptar zotëri Ismail Kadare, e cila ishte e publikuar në portalet: “Tetova1“ dhe “KOHA“, të datës 11 Janar 2022. Në se nuk gaboj, intervista në fjalë ishte e realizuar para disa vieteve në qytetin e shenjtë dhe të bekuar të Jeruzalemit (القُدس, al-Quds), në kuadër të marjes të “Çmimit të Jeruzalemit në letërsi për vitin 2015”.

Në këtë intervistë, mes tjerash, në përgjigje të pyetjes të gazetares R.Xhunga rreth shkaqeve të ikjes të shqiptarëve nga Shqipëria, Ismail Kadare, mes tjerash i ka deklaruar/ transmetuar edhe këto disa vlerësime:

  1. Unë nuk di se si pas asaj Rilindje të ndritur shqiptare kombëtare, e cila u ndërtua e gjitha për dashurinë e Shqipërisë ndaj kontinentit të vet që e kishte humbur dhe e rigjeti, filloi një proces i kundërt pas rënies së komunizmit dhe nisi vënia në pikëpyetje: çfarë janë shqiptarët, çfarë identiteti kanë? A janë europianë apo nuk janë europianë? Kjo është një tezë thellësisht armiqësore për Shqipërinë, nuk dua të abuzoj se fjala armik abuzohet shumë, por kjo është teza bazë e Çubriloviçit, që shqiptarët nuk janë evropianë dhe duhet të ikin nga Europa. Ai e thoshte hapur duhet të shpërngulen, të shpëtojë Europa nga një rrezik i ardhshëm, e ka thënë fare hapur t’i bëjmë thirrje hoxhallarëve që të bindin familjet shqiptare të shkojnë në Turqi se atje është më mirë se këtu, me nëntekstin se shqiptaret, i përkasin Turqisë, ata nuk janë evropianë”;
  2. Këtu është edhe ajo që ne nuk flasim i fshehim, marrëveshjet e fshehta turko-serbe, Turqia të fitojë disa miliona shqiptarë që i fitoi dhe Serbia për t’i shkulur nga Ballkani dhe është e hidhur kjo që po them dhe s’do doja ta them, ky është një projekt i vjetër për zbrazjen e trojeve shqiptare nga shqiptarët”; dhe
  3. Shpesh dëgjoj që ka 5 milionë shqiptarë në Turqi. Ku kanë shkuar këtë 5 milionë shqiptarë? Pse nuk është marrë vesh si këta 5 milionë shqiptarë nuk paskan një shkollë në Turqi, nuk paskan një gazetë, nuk paskan një rreth kulturor, nuk paskan 5 mijë veta që dinë gjuhën shqipe? Ka vend në botë që ndodhe kjo? Si kanë ikur nga kontinenti europian në një kontinent tjetër midis një komploti të heshtjes të çuditshme…”.

Pas leximit/ndëgjimit të intervistës në fjalë, erdha në përfundim se një pjesë e vlerësimeve të sipër përmendura të shkrimtarit të nderuar Ismail Kadare, sipas mendimit tim janë jo të drejta/ jo me vend. Me lejën e lexuesve të këtij artikulli dhe posaçërsish me lejën e të nderuarit z. Ismail Kadare, në vazhdim po i transmetoj disa opinione të mia rreth një pjese të çështjeve të sipër përmendura.

1/1. Teza e Vasa Çubrilloviqit dhe e dhjetra personaliteteve të tjera serbe, duke filluar nga Ilija Garashanin (1812-1874) e gjer te Dobrica Qosiq (1921-2024), për pastrimin e teritoreve ish Jugosllave, nga shqiptarët, por jo vetëm nga shqiptarët, janë të mirënjohura dhe të dokumentuara. Mirpo, Vasa Çubriloviqit dhe personaliteteve të tjera serbe (Jovan Cvijiq, Vlladan Gjorgjeviq, Ivo Andriq, Ivan Vukotiq, Stevan Moljeviq, e tj.), nuk ju interesonte vallë shqiptarët, ose minoritetet e tjera josllave, janë evropianë ose jo. Siç është e ditur, në еlaboratin e tij të dytë me titull: “Çështja e pakicave në Jugosllavinë e re” (“Manjiski problem u Novoj Jugoslaviji”), të datës 3. Nëntor 1944, Vasa Çubrilloviqi në mënyrë të hapur propozon pastrimin e tërësishëm të Jugosllavisë të re nga të gjithë minoritetet josllave dhe posaçërisht, sipas tij, nga ato “më të rezikshmet“ – gjermane, hungareze dhe shqiptare. Sipas tij, „… në Jugosllavinë Demokratike  Federative do të kishte paqe dhe prosperitet vetëm atëherë kur të ishte etnikisht e pastër dhe kur të zgjidhte çështjen e pakicave një herë e përgjithmonë”.

Për fat të keq, në të kaluarën historike jo vetëm elita serbe është përpjekur dhe ka këmbëngulur për pastrimin e Gadishullit Ballkanik, dhe Evropës në tërësi, nga elementet/ komunitetet “të padëshiruara”. Një numër i madh personalitetesh shumë të rëndësishëm të shteteve të ndryshme të Evropës dhe të “botës perëmndimore – përparimtare”, në përgjithsi, siç ishin: mbreti i Aragonisë Ferdinand II, mbretëresha e Kastiljës Isabella I, mbretëresha e Rusisë Екатерина II Великая, mbreti britanik George III, mbreti austriak Joseph II, udhëheqsi politik dhe ushtarak françez Napoleon Bonaparte, presidenti i SHBA Woodrov Wilson, kryeministrat britanikë William Ewart Gladstone, David Lloyd George dhe Winston Churchil, dhe shumë e shumë personalitete të tjera, nuk ju interesonte vallë, p.sh., arabët, hebrenjt, turqit, shqiptarët, boshnjakët, e tj., janë evropianë ose jo, atyre para së gjithash ju interesonte pastrimi i teritoreve të Evropës, përfshirë edhe teritoret e Gadishullit Ballkanik, nga popullata muslimane, kurse për dy të parit (Ferdinand II dhe Isabella I, por jo vetëm ata) edhe nga popullata hebreje.

Përndryshe, çështja se cili popull/ komb është evropian/ më evropian, sipas mendimit tim, nuk ka asçfarë rëndësi, meqenëse siç dihet të parit e shumicës të popujve të sotëm (të krishterë) evropian në teritorin që neve sot e quajmë Evropë, në të kaluarën e largët, kanë ardhur nga Lindja e Afërt, pra nga Azija. Edhe tre fetë monoteiste (Krishtere, Muslimane dhe Hebreje) prejardhjen e tyre e kanë nga i njëjti teritor i botës. Prandaj, pretendimi i popujve (të krishterë) evropian për ndonjë farë autoktoni të tyre evropiane janë joracionale, irelevante dhe shkencërisht të pa baza. Së fundi, të qenurit evropian, sipas mendimit tim, nuk duhet të konsiderohet si ndonjëfarë përparsi ose privilegj. Mos vallë qytetrimet që kanë lindur dhe me shekuj kanë egzistuarë në pjesë të tjera të botës, duke lënë trashigimitë e tyre të begata në fusha të ndryshme, janë më pak të rëndësishme se qytetrimi evropjan? Patjetër se jo.

2/2. Akuzat e I.Kadaresë për gjoja “marrëveshjet e fshehta të Turqisë me Serbinë, për fitimin e saj të disa miliona shqiptarëve”, mendoj se janë të pabaza dhe jo të vërteta/ jo të drejta. Turqija me Serbinë në të kaluarën nuk ka nënshkruarë asnjë marëveshje për shpërnguljen e shqiptarëve nga teritori i Serbisë në Turqi. Siç dihet, marëveshja e vetme e Republikës së Turqisë me Mbretërinë Jugosllave për shpërnguljen e popullatës josllave, ishte e pregaditur në vitin 1938, por ajo ka qenë vetëm e parafuar/ e sigluarë – e pa nënshkruarë dhe e pa ratifikuar nga palët sigluese. Me këtë marëveshje (Konventa Jugosllavo – Turke …) ishte e paraparë shpërngulja e rreth 40.000 familjeve (rreth 200.000 frymë) josllave (muslimane – me kullturë turke), pra, jo vetëm shqiptarë. Për shkaqe që botërisht janë të njohura kjo marëveshje nuk hyri në fuqi, që d.m.th. nuk u realizua.

Marëveshje tjetër, kësaj radhe për shpërnguljen e turqve nga Jugosllavia në Turqi, ka qenë e nënshkruar mes Sekretarijatit shtetror për punë të jashtme të RPF të Jugosllavisë dhe Ambasadës të Republikës të Turqisë në Beograd, në fillim të vitit 1953. Kjo marëveshje njihet si “Marëveshja xhentlemene” por, mesa e di unë, tekstin final të saj gjer më tani asnjë studijues nuk e ka parë dhe studijuar. Siç dihet, me këtë marëveshje, për arsye humane (bashkimi i antarëve të familjeve të ndara) ishte paraparë shpërngulje tju lejohet vetëm një pjese të vogël të turqve (rreth 30.000 personave), mirpo si rezultat i abuzimit flagrant të marëveshjes në fjalë, nga pala jugosllave, vetëm në periudhën 1953-1967, nga Jugosllavija në Turqi u shpërngulën rreth 350.000 frymë, të përkatsive të ndryshme nacionale (turke, shqiptare, boshnjake dhe pomake), por të gjithë të deklaruarë si turq.

Nga mësipër, mes tjerash, mund të konstatohet se Turqia me Serbinë në të kaluarën nuk ka nënshkruarë asnjë marëveshje (të fshehtë ose të njohur) për shpërnguljen e shqiptarëve nga Jugosllavija në Turqi. Përkundrazi ajo çdo herë në të kaluarën i ka dalë zot dhe në mbrojtje popullatës në fjalë, duke pranuarë një numër të madh edhe të shqiptarëve, të cilët për shkak të zullumeve të ndryshme që i përjetonin në vendbanimet ku jetonin, duke mos mundur çdo herë të gjenin strehim dhe mbrojtje nga Shqipëria, shpëtimin e tyre e kërkonin dhe gjithmonë e gjenin në Turqi. Prandaj, deklaratën e mësipërme të I.Kadaresë e vlerësoj si dashakeqe dhe jo me vend. Me fjalë të tjera, në vend se I.Kadadare dhe të gjithë ata që mendojnë si ai, Turqinë ta akuzojnë për gjëra të paqena, asaj para së gjithash duhet ti jenë mirënjohës për mbrojtjen e shqiptarëve nga keqbërsit e Ballkanit dhe të Evropës në tërësi, mendoj unë.

3/3. Të dhëna statistikore rreth numrit bile të përafërt të shqiptarëve në Republikën e Turqisë nuk egzistojnë, prandaj deklaratat e personave të ndryshëm se në Turqi gjoja paska pesë milionë shqiptarë mua, si studijues i kësaj çështjeje, më duken joserioze mos them qesharake. Sipas të dhënave statistikore zyrtare të Republikës së Turqisë, në periudhën nga viti 1923 deri në vitin 1949, në Turqi kanë emigruar 117.212 qytetarë jugosllavë. Sipas të dhënave statistikore jugosllave, në periudhën 1919-1940, nga Jugosllavija në Turqi paskan qenë të shpërngulur 205.408 frymë, të përkatsisë nacionale shqiptare, turke dhe boshnjake, kurse sipas të dhënave shqiptare (të Institutit të historisë nga Prishtina), në të njëjtën periudhë (1919-1940), nga Jugosllavija në Turqi paskan qenë të shpërngulur 255.878 frymë, nga të cilit 215.412 qenkan shqiptarë, 27.884 turq dhe 2.582 boshnjakë. Sipas llogarive të mia, të bazuara në të dhëna të ndryshme jugosllave dhe turke, nga viti 1953 dhe deri në vitin 1970, në Turqi janë shpërngulur edhe rreth 400.000 nënshtetas të tjerë të RPF të Jugosllavisë, me përkatsi të ndryshme nacionale. Pra, nëse gjykojmë sipas të dhënave të lartpërmendura del se, numri i përgjithshëm i të shpërngulurve nga Jugosllavia në Turqi, në periudhën 1919-1970, ka qenë gjithsej rreth 650.000 frymë, nga të cilët një pjesë e madhe kanë qenë shqiptarë. Mes viteve 1923-1924 në Turqi janë vendosur edhe një numër i caktuarë shqiptarë nga Greqija, kurse në periudha të ndryshme në Turqi janë të shpërngulur  edhe një numër i caktuarë shqiptarë nga Shqipërija, por numri i tyre nuk dihet.

Duke i marë parasysh të dhënat e lartpërmendura dhe rrethanat e tjera të ndryshme, posaçërisht karakterin e regullimit shtetror të Republikës së Turqisë në 100 vitet e fundit, atëhere do të vimë në përfundim se numri i sotëm i shqiptarëve në Turqi assesi nuk mundet të jetë i tillë siç pretendojnë autorë të ndryshëm shqiptarë. Se deklaratat për gjoja pesë milionë shqiptarë në Turqi janë joserioze, përveç nga të dhënat e mësipërme, vërtetohet edhe nga këto disa fakte të tjera:

– Republika e Turqisë, duke filluar nga viti 1923 dhe gjer më sot, përbën një shtet unitar, ku sipas Kushtetus dhe ligjeve të tjera të këtij shteti, janë të pranuara vetëm pakica në bazë fetare, të përkatsisë jomuslimane (greke, hebreje, ermene, bullgare, e tj.), dhe jo pakica të përkatsisë nacionale – joturke siç janë një numër i madh (nëse nuk gaboj rreth 46) i bashkësive të ndryshme të minoritarëve me përkatsi nacionale joturke. Sa për dijeni, egzistenca e komunitet Kurd në Turqi zyrtarisht u pranua para disa viteve (mendoj nga viti 2005). Vallë një politikë dhe qasje e tillë e Republikës së Turqisë është në përputhje me normat ndërkombëtare ose jo, paraqet çështje për diskutim, por kuptohet pa përzjerje në punët e mbrendshme të shtetit në fjalë;

– pjesa dërmuese e 400.000 Muslimanëve (të përkatsive të ndryshme nacionale – shqiptare, boshnkjake, pomake, e tj.), që nga Jugosllavia në Turqi, bashkë me turqit, u shpërngulën në periudhën pas Luftës së dytë botërore, siç e thashë edhe më lart, si kusht për të marë lejë për shpërngulje duheshte të deklorohen si turq dhe në Turqi të shpërngulen si të tillë. Me fjalë të tjera, të gjithë të shpërngulurit nga Jugosllavia në Turqi, veçanërisht në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, nga autoritetet turke trajtoheshin si turq prandaj asnjë institucion zyrtar i Turqisë nuk posedonte dhe nuk publikonte/ nuk publikon të dhëna rreth numrit të migrantëve, sipas përkatsisë së tyre nacionale joturke;

– në asnjërin nga regjistrimet e gjertanishme në Turqi në fletët e regjistrimit nuk ka figuruarë pyetje rreth përkatsisë kombëtare të popullsisë së regjistruar. Vetëm në shtatë ose tetë regjistrimet e para (nga viti 1927 deri në vitin 1960 ose 1965), në fletët e regjistrimit figuronin edhe pyetje për: “Gjuhën amtare” (“Ana dili”), “Gjuhën e vetme të përdorur” (“Konuşulan tek dil”) dhe për “Njohuritë të shkëlqyera për të folur një gjuhë të dytë” (“Mükemel konuşulan ikinci dil”), të popullsisë së regjistruar;

– sipas të dhënave statistikore nga Regjistrimi i vitit 1965, në Turqi numri i qytetarëve gjuha amtare e të cilëve qenka shqipja ishte 12.832 frymë. Sipas të njëjtit burim, numri më i madh i qytetarëve gjuha amtare e të cilëve ishte shqipja ishte në Stamboll 4.341, Bursa 1.928 dhe Izmir 1.265 frymë;

– duke i krahasuar këto me të dhënat që, p. sh., për numrin e shqiptarëve në qytetin dhe në Provincën e Stambollit i ka paraqitur demografi i njohur françez Gilles d’Raper, sipas të cilit në vitin 1935, sipas gjuhës amtare, numri i shqiptarëve në qytetin e Stanbollit qenka 6.175, kurse në Stanboll me rethinën 6.722 frymë, vihet në përfundim se si pasojë e proçesit të asimilimit, numri i shqipfolësve të Stanbollit në vitin 1965 dukshëm ka qenë i zvogëluarë në krahasim me numrin e tyre në vitin 1935.

Pra, nga të dhënat e mësipërme, mes tjerash, mund të konkludohet se, ngjasjshëm siç u bë asimilimi vullnetar i një numri të madh të pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme të botës, të cilët, p.sh., në të kaluarën emigruan dhe u vendosën në SHBA, Kanada, Australi, dhe gjetkë, e njëjta gjë ndodhi dhe vazhdon të ndodhë edhe në Turqi me pjesën dërmuese të emigrantëve joturq (nga vendet Ballkanike, dhe më gjerë), përfshirë edhe me shqiptarët, që në Turqi u shpërngulën kryesisht nga Jugosllavia, Shqipëria dhe Greqia.

Edhe pyetjen të I.Kadaresë: „Pse nuk është marrë vesh si këta 5 milionë shqiptarë nuk paskan një shkollë në Turqi, nuk paskan një gazetë, nuk paskan një rreth kulturor, nuk paskan 5 mijë veta që dinë gjuhën shqipe? Ka vend në botë që ndodhe kjo?”, e konsideroj si jo me vend/ si jo të sinqertë. Në përgjige të pyetjeve të mësipërme të I.Kadaresë, më lejoni edhe unë ta parashtroj pyetjen: vallë disa milionë shqiptarë që 30 vitet e fundit jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës “perëndimore – përparimtare” (Greqi, Itali, Zvicër, SHBA, Kanada, Australi, dhe shumë vende të tjera), kanë arsim në gjuhën shqipe, ose atyre u janë të pranuara, garantuara dhe të praktikuara edhe të drejtat të tjera nacionale, për të cilat bën fjalë I.Kadare? Patjetër se jo. Atëhere, pse I.Kadare dhe të gjithë ata që mendojnë si ai,  pyetjet e sipër përmendura nuk ja parashtrojnë edhe shteteve të tjerra, ku shqiptarët nuk gëzojnë asnjë nga të drejtat për të cilat bën fjalë i nderuari I.Kadare?

E përsëris, duke i patur parasysh faktet e mësipërme dhe shumë rrethana të tjera, për hir të së vërtetës historike, në vend se Republika e Turqisë të akuzohet për gjoja “marëveshje dhe komplote të fshehta në dëm të shqiptarëve“ siç, për fat të keq, ka vepruarë i nderuari Ismail Kadare, do duhet të gjithë ne (turqit, shqiptarët, boshnjakët, pomakët, et.) Turqisë ti jemi mirënjohës, që në të kaluarën, brenda mundësive të saja modeste, i ka dalë zot/ është kujdesur për fatin dhe mirëqenjen e të parëve tonë. Kjo zdomethënë se udhëheqsit më të lartë të Republikës së Turqisë çdo herë, në të kaluarën, kanë patur dhe zhvilluar politika dhe qasje të drejta, në lidhje me pranimin e disa milionëve migrantë të përkatsive të ndryshme nacionale. Sipas mendimit tim, udhëheqësit e Republikës së Turqisë, posaçërisht në periudhën pas Luftës së dytë botrore, në vend se ti hapnin kufijtë dhe ti pranonin disa milionë mërgimtarë, nga Jugosllavia, Bullgaria, dhe vende të tjera, mundet do të ishte më mirë të bënin përpjekje për mbetjen e bashkombasve të tyre, dhe të tjerëve, atije ku ata dhe të parit e tyre jetonin me shekuj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne