Dita e Alfabetit, Meta nga 313-ta: Gjuha shqipe u shkrua me gërma gja*u

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përcolli sot urimin me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Këtë urim ai e ka shkruar nga qelia e burgut 313 ku po kryen dhe dënimin.
“Gëzuar të gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë më të bukur në botë, të shkruar me gërma gjaku dhe plot sakrifica heroike të intelektualëve dhe patriotëve tanë!”- shkruan Meta.

“Mirënjohje përjetë kolosëve të gjuhës shqipe dhe Rilindasve të vërtetë të kombit, që në Kongresin e Manastirit, njehsuan 116 vite më parë elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve duke i paraprirë shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë”- shkruan kreu i Partisë së Lirisë.

Kjo është hera e parë që 22 Nëntori festohet si festë zyrtare dhe iniciativa u mor në vijim të diskutimeve në samitin e diasporës, që zhvilloi punimet në Tiranë në nëntor të vitit të shkuar.
Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të këtij viti.
Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare.

Kjo ditë vjen në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.
Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress