Është lënë në burg ish-kreu i Kadastrës në Durrës, Ardian Kona, pasi dyshohet se ka privatizuar 13 mijë metra katrorë tokë me letra false. Kona u arrestua dy ditë më parë. Ai akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:
Bled Zerba 42 vjeç, banues në Durrës dhe Leandro Dervishi, 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe Arta Demiraj, 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës./BW