Dita në Tokë zgjaste 19 orë dhe jo 24 për rreth 2 mld vite

Për rreth 2 mld vite, dita në Tokë zgjaste 19 orë dhe jo 24, si sot. Kjo si pasojë e ndikimit të Hënës e Diellit mbi rotacionin tokësor, pasi Hëna ndodhej më pranë në distancë, dhe duke u larguar ndikoi në shpejtësinë e rrotullimit duke zgjatur ditë-natën në 24 orë.

Ky proces nuk ka qenë i menjëhershëm, por ka zgjatur për një kohë shumë të gjatë nga 1-2 mld vite, duke patur parasysh që sot planeti ynë është 4.6 mld vjeçar.

Sipas studiuesve, e gjithë kjo fazë rregullatore ka ndikuar në një stabilitet tektonik e një ngadalësim të evolucionit biologjik.

Ndërsa kohëzgjatja e ditës në 24 orë, ka influencuar në përbërjen e atmosferës, rritje të nivelit të oksigjenit, rrjedhimisht edhe shtim të orëve të fotosintezës.

Studimi është bashkëpunim i universiteteve kineze dhe atyre gjermane dhe është publikuar në revistën shkencore Nature Geoscience. /Klan

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne