Kosovë, përkujtohet Sulltani Murati i Parë në 634-vjetorin e rënies dëshmor

Ceremonia përkujtimore nisi me këndimin e Kuranit ndërsa lutja për Sulltan Muratin e Parë u lexua në turqisht dhe shqip, derisa më pas, teologu Süleyman Baki nga Shkupi foli për jetën e Murat Hüdavendigar dhe historinë e tij

Është mbajtur Program Përkujtimor me rastin e 634-vjetorit të rënies dëshmor të Sulltanit Muratit të Parë (Murat Hüdavendigar) tek varri i tij që ndodhet afër Prishtinës, në Mazgit të Obiliqit, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e përkujtimit të Sulltanin Muratit të Parë, i cili njihet si Çlirimtari i Ballkanit morën pjesë Ambasadori i Türkiye-s në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, kryetari i komunës Osmangazi, Mustafa Dündar, anëtarë të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fidan Brina Jılta, kryetari i Shoqatës Meşhad-i Hüdavendigar Muhammed Ali Yıldırım, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke dhe shumë mysafirë nga Kosova, Türkiye dhe Maqedonia e Veriut.

Ceremonia përkujtimore nisi me këndimin e Kuranit ndërsa lutja për Sulltan Muratin e Parë u lexua në turqisht dhe shqip, derisa më pas, teologu Süleyman Baki nga Shkupi foli për jetën e Murat Hüdavendigar dhe historinë e tij.

Ambasadori Angılı, në fjalën e tij në ceremoni, tha se fitorja në Kosovë ishte një luftë që ndryshoi rrjedhën e historisë dhe se ajo paralajmëroi edhe çlirimin e Stambollit.

Angılı tha se Türkiye është një tërësi e pandashme me Ballkanin, si mish e thua.

“Kështu është edhe kulturalisht edhe nga ana njerëzore dhe sot ajo është një tërësi me shërbimet e shumë organizmave si ato të Komunës Osmangazi me përkujtime dhe aktivitete të tilla që mbajnë trashëgiminë tonë të përbashkët historike të gjallë. Kjo është arsyeja pse presidenti ynë, Recep Tayyip Erdoğan, e quan këtë gjeografi si gjeografinë tonë të zemrës. Kuptova shumë mirë gjatë qëndrimit tim katër mujor këtu se lidhjet mes nesh janë lidhje të zemrës”, tha ambasadori.

Kryetari i Osmangazi, Dündar, në fjalën e tij tërhoqi vëmendjen për faktin se Murat Hüdavendigar ishte një burrë shteti që dha shembull për botën me administratën e tij shtetërore, idetë, vendosmërinë, dhembshurinë dhe mëshirën që tregoi ndaj popullit, pa dallim feje.

Dündar tha se Sulltani i Parë hapi portat e Ballkanit për osmanët gjatë mbretërimit dhe se kishte bërë një rrugë të gjatë për ta bërë një perandori botërore.

“Njerëzit jetojnë me veprat e tyre, Sulltan Murati gjithashtu vendosi një fron në zemrat e të gjithëve me veprat e tij, ashtu si edhe me fitoret e tij. Pas fitoreve të tij, Sulltan Murati ndërtoi objekte të ndryshme si xhami, medrese, kuzhinë humanitare në shenjë mirënjohjeje. Artefaktet osmane në të gjitha vendet e Ballkanit sot janë rezultat i kësaj politike”, theksoi Dündar.

Ceremonia përfundoi me lutjet te varri i Sulltan Muratit të Parë Hüdavendigar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne