Ditmir Bushati pesimist për anëtarësimin në BE: Pranimi duket mjaft i largët

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, pas shkarkimit nga detyra, ka vijuar me disa kritika rradhazi ndaj punës së bërë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ditën e sotme, teksa ka kujtuar 15-vjetorin e zgjerimit të BE-së me 10 vende, ai ka shkruar se tashmë pranimi i Ballkanit Perëndimor duket tepër i largët.

“Sot shënon 15 vjetorin e zgjerimit të “Big Bang” të #EU me 10 vende të #CEE. Një arritje historike pas Luftës së Ftohtë. 15 vjet më vonë, pranimi në BE i #WesternBalkans duket mjaft i largët, duke mos tejkaluar ende boshllëqet ekonomike dhe sociale. Punë e pa përfunduar!”, shkruan ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne