Djali i Netanjahut mbron postimin skandaloz në Facebook ku thoshte se të gjithë muslimanët duhet të largoheshin nga Izraeli

Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka mbrojtur një postim skandaloz në Facebook në të cilin ai nënkuptonte se të gjithë muslimanët duhet që të largoheshin nga shteti hebre. Postimi nxiti reagime në mediat sociale.

“Këtu nuk do të ketë paqe derisa: 1. Të gjithë cifutët të largohen nga toka e Izraelit. 2. Të gjithë muslimanët të largohen nga toka e Izraelit. Unë shpresoj se është e dyta,” shkroi të enjten në Facebook Yair Netanyahu.

Ai vazhdoi të pohonte se Islanda dhe Japonia nuk kanë sulme terroriste sepse “atje nuk ka popullsi muslimane”.

27-vjeçari i mbrojti mendimet e tij të shtunën, duke pyetur pse të njëjtët njerëzit që kanë bërë thirrje për “evakuimin e kolonëve dhe krijimin e një shteti palestinez pa çifutë” u zemëruan nga fjalët e tij.

Shumë personave në mediat sociale nuk u bënë përshtypje postimet Netanyahut të ri në Facebook. Njëri deklaroi se duhet të ishte ai personi që duhej të linte Izraelin.

Ben White, autor i librit “Të çara në mur: Përtej apartheidit në Palestinë / Izrael”, shtroi pyetjen se kush e kishte “radikalizuar” djalin e kryeministrit.

https://twitter.com/benabyad/status/1073863974259712000

Ndërsa një person tjetër ju referua atij si “vëllai i tretë i Trumpit”.

Yair Netanjahu nuk është i panjohur për veprime dhe polemika të tilla. Në muajin maj, në mesin e një perplasje diplomatike mes Izraelit dhe Ankarasë ai shkruajti në Instagram “F *** Turkey”.

Në janar u bënë publike disa regjistrime ku përfshihej Yair Netanyahu, që atëherë ishte 25 vjeç dhe miqtë e tij të cilët flisnin për shpenzime të mëdha për mbrëmje private kërcimi dhe lokale striptizmi. Ai gjithashtu shfaqej teksa u ofronte miqve të tij favore seksuale nga një femër me të cilen ai ishte në një marrëdhënie intime në këmbim të parave. Disa media izraelie thanë se këto komente ishin bërë në gjendje të dehur.

Të njëjtat regjistrime, të bëra nga shoferi i atëhershëm i Netanjahut, gjithashtu zbulonin Netanyahun duke i premtuar një mikut të tij një shumë parash për shkak se babai i tij Netanyahu kishte siguruar një marrëveshje “të mbrekullueshme” gazi.

Në vitin 2017, Yair kreu një postim në faqen e tij në Facebook i cili u konsiderua anti semit, të cilën ai e fshiu pas reagimeve. Megjithatë, postimi mori mbështetjen e ish kreut të Ku Klux Klanit David Duke, dhe ende mund të gjendet në Twitter në fidbekun e figurës së diskutueshme./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne