Wikileaks: Ministri i Jashtëm maqedonas është agjent i CIA-s

Në Maqedoni “kryefjala” e mediave është bërë një raport sekret i publikuar në faqen e Wikileaks, ku nga të dhënat rezulton se ministri i Jashtëm i vendit, Nikolla Dimitrov është agjent i CIA-s amerikane.

Sipas këtyre dokumenteve, të cilave nuk u është identifikuar ende autenticiteti, Dimitrov ka qenë operativ i fshehtë i CIA-s, që ka spiunuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-presidentin Branko Crvenkovski në vitin 2008.

 

Në atë kohë po zhvillohej procesi i zgjidhjes së problemit të emrit me Greqinë, dhe Dimitrov sipas Wikileaks është evidentuar si burim i mbrojtur i ambasadës amerikane.

Ministri Dimitrov dhe autoritetet amerikane nuk kanë reaguar për lajmin e shpërndarë gjerësisht në media.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne