Me dhjetëra prindër, fëmijët e të cilëve mësojnë pranë shkollës Fan Noli ku 3 ditë më parë një 14 vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar janë mbledhur paraditen e së enjtes për të përkujtuar të miturin dhe kërkuar siguri për fëmijët e tyre. Me lot në sy dhe shumë të prekur nga tragjedia që i mori jetën një fëmije para shkollës ku kishte shkuar të mësonte, ata u shprehën se fëmijët e tyre dhe ata vetë janë shumë të tronditura nga ngjarja.
“E kemi përjetuar shumë keq, të vritet një fëmijë para shkollës është një dramë për fëmijën dhe për prindin, trishtim. Fëmijët shkatërrohen emocionalisht. U bën 3 ditë e 3 net që djali im nuk fle, se vinte dhe kthehej çdo ditë nga shkolla në autobus me Martinin. Nuk kemi më ndjeshmëri si popull, në 5 të mëngjesit u çova, i përqafova fëmijët dhe isha shumë e trishtuar që ai nuk e përqafonte dot Martinin”, tha me lot në sy një nënë./sot