Qindra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile u mblodhën sot përpara shkollës “Fan Noli” në Tiranë, në protestë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Pas grumbullimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.
Me moton “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, pjesëmarrësit, përfshirë prindër dhe familjarë të viktimës, mbanin pankarta me foto të Martin Canit dhe mesazhe simbolike. Në një gjest simbolik, është hedhur bojë e kuqe përgjatë rrugës për të përfaqësuar dhunën dhe përgjegjësinë e munguar.
Protestuesit bëhet me dije se kanë përgatitur gjithashtu një shkresë për ministres Ogerta Manastirliu, duke kërkuar reagim të menjëhershëm dhe konkret për këtë ngjarje tragjike./sot