‘Djali tënd është një qen bir qeni, nuk ju duam këtu’, deputeti izraelit i thotë nënës së palestinezit të burgosur (VIDEO)

Një anëtar i parlamentit izraelit hypi në një autobus qe vinte nga Rripi i Gazës dhe sulmoi një grua palestineze që shkonte për të vizituar djalin e saj të burgosur në Izrael, duke i bërtiur se i biri i saj i burgosur ishte “qen”, “insekt” dhe “terrorist”.

“Djali jot është një qen. Ai është një qen. Po vini për të vizituar llumin që e keni në burg, anëtarin e familjes suaj”, tha deputeti izraelit Oren Hazan, sipas një video të publikuar në Facebook.

“Unë jam anëtar i parlamentit izraelit”, tha ai duke shtuar se “do të sigurohem që ju nuk do të lejoheni më kurrë të bëni vizita këtu” sepse “miqtë tuaj në Gaza kanë ndaluar vëllezërit tanë”. Hazani më pas kërcënoi nënën palestineze duke i bërtitur “nëse nuk e përcillni mesazhin, se ne duam që fëmijët tanë të kthehen, ju nuk keni për ta parë më djalin apo burrin tuaj”.

Deputeti izraelit, i cili është anëtar i partisë Likud të kryeministrit Benjamin Netanyahu, shkoi aq larg sa të bënte edhe kërcënime me vdekje ndaj gruas, duke i thënë “kemi për të ta treguar djalin të futur në dhe, nëse vazhdoni kështu, nuk keni për ta parë më të gjallë.”

Hazani kishte hipur në një autobus të ngarkuar me familjarë palestinezë që shkonin për në burgun e sigurisë së lartë Nafha në shkretëtirën jugore izraelite. Burgu mban të dënuar palestinezë kryesisht për veprime anti izraelite. Autobusi shoqërohej nga punëtorë të Kryqit të Kuq (ICRC), i cili i dënoi veprimet e ligjvënësit.

Kryqi i Kuq tha se Izraeli duhet ti garantojë siguri dhe dinjitet palestinezëve që vizitojnë anëtarët e familjeve të tyre në burgje.

“Familjarët kanë të drejtë të vizitojnë të dashurit e tyre në mënyrë dinjitoze,” tha Suhair Zakkout, zëdhënës i ICRC-së. “Është përgjegjësi e autoriteteve kompetente që të sigurojnë që vizitat të ndodhin në mënyrë të sigurt dhe pa ndërhyrje”.

Vetë burgu Nafha shkel ligjin ndërkombëtar humanitar, pasi shumë nga të burgosurit palestinezë vijnë nga territoret e pushtuara nga Izraeli dhe familjarët që i vizitojnë duhet të aplikojnë për leje hyrëse në Izrael, të cilat janë të vështira për t’u siguruar.

Hazani tashmë ka hapur debate për deklaratat ekstreme të tij. Në muajin korrik, ai postoi një video në Facebook ku kërcënonte se do “të ekzekutonte” gjithë familjen e një palestinezi, i cili dyshohej se kishte vrarë tre izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar pas kufizimeve strikte për hyrjen e palestinezëve në Izrael./rt/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne