Djegia e Kuranit në Gjakovë, libri i shenjtë u gjet në mbeturina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Çabratit në Gjakovë, ku persona ende paidentifikuar dyshohet se kanë dëmtuar dhe djegur Kuranin.

Siç njoftohet në vendin ku u gjet libri i shenjtë hidhen mbeturina dhe ajo pjesë është zonë e pabanuar.

Edhe pse hetimet kanë nisur, akoma nuk janë identifikuar personi apo personat e përfshirë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur se procesi po vazhdon dhe janë në fazë të grumbullimit të provave.

Ai shtoi se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne