Doktori kanadez rrëfeu për efektet tmerruese anësore  të vaksinave

Burimi: Danijel Klaić / LOGIČNO.com

Përktheu: Av. Faik MIFTARI

Charles Hoffe doktor i mjekësisë familjare nxori të dhëna tmerruese nga përvoja e vet gjatë punës me pacientët e tij. Këtu nuk  flitet për mendimin profesional por për përvojën klinike të doktorit nga praktika e tij punuese. Të gjitha rastet e cekura  janë të njohur mirë pasi që kanë qenë pacientë të tij shumëvjeçar.

Në fillim dr. Hoffe flet se si ka filluar të vërej gjëra të çuditshme lidhur me vaksinën me të cilën i ka vaksinuar pacientët e tij. Fjala është për vaksinën gjenetike mRNA të prodhuesit të kompanisë farmaceutike Moderna. Si shembull cek anafilaksinë(reakcioni i rëndë alergjik) i cili sipas theksimeve të prodhuesit Moderna do të duhej të paraqitej 1 rast në 100.000 persona. Megjithatë në praktikën  e tij janë paraqitur 2 raste të tilla veç në 900 persona të vaksinuar. Kjo tregon se rezultatet e studimeve siguruese dukshëm janë”zbukuruar” dhe zbutur.

Pas këtyre rasteve, dr. Hoffe ka dërguar e-mail kolegëve të vet dhe personave të ngarkuar për zbatimin e programit të vaksinimit në të cilën ka paralajmëruar për këto gjëra që kanë ndodh dhe  se ka cek se ndoshta do të duhej për një kohë të ndalej programi i vaksinimit. Lidhur me këtë, dr. Hoffe si përgjigje mori kërcënimin e aplikacionit, marrjen e licencës dhe ndalesën absolute që të flet diç më shumë lidhur me vaksinat. Por, pasi gjithnjë e më shumë njerëz vinin tek ai me efektet anësore të vaksinimit, nuk ka mundur të hesht dhe ka dërguar letrën e hapur ministres rajonale të shëndetësisë dr. Bonnie Henry dhe kështu ka arritur në fokus publik.

Një pacient i tij ka vdekur nga sulmi në zemër, edhe pse nuk ekziston prova se vdekja është e lidhur me vaksinimin, por ekziston dyshimi i fuqishëm, pasi që njeriu nuk ka pas më parë probleme me zemër, sepse pas vaksinimit është ndier shumë keq, ditë me radhë gjer te vdekja e tij e papritur. Dr. Hoffe thotë se më së shumti e kanë zemëruar 3 raste, të pacientëve të tij shumëvjeçar të cilët kanë mbet invalid të përhershëm veç pas marrjes së dozës së parë të vaksinës Moderna.

Rasti i parë është gruaja 38 vjeçare e cila ka pas reaksion anafilaktik (alergjik) 15 minuta pas vaksinimit. Pasi ka shkuar në shtëpi, ka fjetur çdo ditë gjer në ora 5.oo pasdite, tërësisht ka qenë e rraskapitur. Ka pësuar Bells Palsy(paralizën e fytyrës) e cila ka qenë e përcjellur me dhimbje të jashtëzakonshme, edhe pse gjendjet e tilla zakonisht nuk përcillen me dhimbje dhe shpejt kalojnë. Nga vaksinimi i saj kanë kaluar 3 muaj, ajo akoma është në gjendje të rëndë, ka çdo ditë migrenë(kokëdhimbje) dhe marramendje, nuk mund të punojë e as të vozisë veturën. Dr. Hoffe është i frikësuar se kjo do të mund të mbetet gjendja e përhershme e saj.

Pas kësaj cek rastin e pacientes 81 vjeçare të tij, e cila pas vaksinimit ka ndier dhimbje të fuqishme në qafë, shpatulla dhe kokë. Duart i janë dobësuar aq shumë sa që nuk mund ta hap as pakon e palomave për hundë. Dr. Hoffe thekson se kjo grua më nuk ka kurrfarë dëshire për jetë për shkak të dhimbjeve konstante të fuqishme.

Pacienti i tretë është njeriu i cili ka dhimbje konstante në dorën e majtë, shpimë gjilpërash në gishtërinjtë dhe dobësimin e dorës. Pas një jave dora i është ajtur përfundi bërrylit dhe simptomet edhe më tutje po zhvillohen, gjë që udhëzon në një proces afatgjatë të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Dr. Hoffe thotë se kryesisht ka të bëjë me efekte anësore neurologjike. Shumë pacientë të tij i thonë se nuk po mund të flenë si më parë, para vaksinimit. Është i shqetësuar për pacientët e tij në kohë afatgjate, pasi që e di se këto vaksina nuk janë testuar në asnjë studim afatgjatë  dhe se teknologjia me vaksina gjenetike mRNA asnjëherë më parë nuk është zbatuar tek njerëzit.

Më tutje cek diç shumë interesante, të tri rastet e përmendura kanë të bëjnë me pjesëtarët e fiseve kanadeze autoktone(fiset indiane). Kjo është për arsye se Kanadaja ka vendosur që të vaksinohem ata më së pari, pasi që gjoja ata janë”grupi më i rrezikuar”. Kjo është e dhënë interesante, në rast se shikojmë nga perspektiva e historisë, se në çfarë mënyrë kombet perëndimore kanë trajtuar fiset autoktone indiane  në Amerikë, Australi,…

Në fund dr. Hoffe thotë se sistemi zyrtar i regjistrimit të efekteve anësore të vaksinave është i projektuar në atë mënyrë që mund të bëjnë vetëm doktorët dhe çdo paraqitje zgjat afër gjysmë ore. Doktorët nuk kanë kohë, për këtë punë, i cili nuk paguhet. Ky në start është antimotivim i fuqishëm për paraqitjen dhe regjistrimin e efekteve anësore. Dhe përveç kësaj thotë se në atë formular ekzistojnë rubrikat për efektet anësore të vaksinave normale të zakonshme, por nuk ekzistojnë rubrikat për efektet anësore neurologjike të këtyre vaksinave të reja gjenetike mRNA.

Çfarë po ndodh saktësisht tani për tani nuk mund të theksohet, por dr. Hoffe dyshon se problemi është në të ashtuquajturën”spike-proteinin” i cili gjendet natyrshëm në trupat tonë. Pas vaksinimit trupi mund të zhvillojë përgjigje imunologjike në ndonjë pjesë të trupit. Pikërisht në këtë ai sheh arsyen e vetme të mundshme se në tërë botën vjen gjer te shtimi i numrit të aborteve spontane. Ai konsideron se trupat e femrave po zhvillojnë përgjigje imunologjike në placentën e tyre, dhe se pikërisht vaksinimi është kundër mbetjes së femrave shtatzëne. Për këtë shkak dr. Hoffe është shumë i shqetësuar për pacientët e tij.

Dr. Hoffe ka cekur edhe pacientin e tij shumëvjeçar i cili para 20 vitesh ka fituar sklerozën multiplike pas vaksinimit kundër gripit të zakonshëm. Ky pacient ka vendos të vaksinohet edhe kundër COVID-it dhe pas vaksinimit të tij gjendja e tij shëndetësore është rënduar edhe më shumë. Ky është tregues se vaksinat mRNA kanë ndikim në sistemin neurologjik.

Këto janë informata absolute tmerruese, dhe vijnë nga përvoja e vetëm një doktori, sikur që është dr. Hoffe. Shtrohet pyetja  se sa raste tjera ka për të cilët nuk dimë?

A thua pse doktorët po heshtin! E ata të paktë të cilët guxojnë të flasin, kërcënohen dhe ndalohen?

A është qëllimi i medicinës me ruajt shëndetin e njerëzve apo interesat e kompanive farmaceutike-prodhuese të vaksinave?

Pyetjet logjike për të cilat nuk kemi përgjigje!

 

 

         07.05.2021

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne