Dokumenti sekret / Plani i shërbimit serb për rekrutimin e Albin Kurtit në burg, pika e dobët një histori rozë me një shok qelie

Shërbimi sekret i regjimit të Slobodan Millosheviçit është investuar për të shantazhuar, thyer dhe rekrutuar faktorët shqiptarë të rezistencës në Kosovë, përfshirë edhe liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, i burgosur politik në vitet 1999-2001.

Dhe subjekte më të aksesueshme nga shërbimi serb, në përpjekje për t’i rekrutuar, duket se kanë qenë të burgosurit politikë, herë duke u ofruar lehtësira në burg, herë me shtrëngim dhe herë duke i shantazhuar.

Prapaskena sjell për herë të parë një dokument të shërbimit serb, i cili paraqet një profil të Albin Kurtit, sjelljet dhe pikëpamjet e tij.

Në dokumentin e operativit të shërbimit sekret serb që mban datën 6 qershor 2001 pretendohet edhe interesi dhe përpjekja për t’a rekrutuar Albin Kurtin, përmes materialeve shantazhuese.

Në dokumentin me titull ‘propozim ne krijimin e dokumentacionit komprometues’ thuhet se Albin Kurti mbahet në burgun e Quprit që nga që nga data 27 prill të vitit 1999 pasi ishte dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Qarkut të Nishit për veprën penale parashikuar nga neni 125 dhe neni 136 të Kodit Penal të Republikes Federative Jugosllave, dhe burgun e përfundon në 27 prill 2014.

(Kurti u arrestua dhe dënua për rezistencë kundër Milosheviçit, pasi u bë pjesë e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës. Në gusht të vitit 1997, Kurti u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare. Si rezultat i presionit ndërkombëtar Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001).

Në dokument, Albin Kurti përshkruhet si një person i tërhequr dhe i mbyllur.

Por, operativi raporton se Kurti ka një pikë të dobët ku mund të shantazhohet dhe kjo pikë, sipas tij, është një histori rozë me një shok qelie.

Sipas raportit, shërbimi i regjimit të Slobodan Millosheviçit ka arritur të rekrutojë të burgosurin shqiptar me pseudonimin ‘LEPTIR’, i cili pretendon se është në një lidhje me Kurtin, ndërsa ka raportuar detaje në lidhje me pikëpamjet politike të Kurtit, mendimet e tij për Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, si dhe afrimitetin me Nait Hasanin.

Duke përdorur spiunin e rekrutuar ‘LEPTIR’, operativi i sigurimit sekret serb propozon që të dokumentohen prirjet seksuale të Albin Kurtit, me qëllim shantazhimin e tij. Dokumenti paraqet emra, rrethana, data etj. Megjithatë, nuk dihet nëse shërbimi serb ka krijuar materiale shantazhuese për Albin Kurtin dhe nëse pretendimet në dokument janë të vërteta. Pretendimet në dokument mund të konfirmohen ose të rrëzohen si të pavërteta vetëm nga kryeministri Kurti./prapaskena

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne