“Dosja 184”/ Rama-Marku-Manja, gradojnë shef prokurorie në Dibër; Rifat Kojkun, që po heton “tërmetin” e votave të Gjiknurit

Treshja Rama-Manja-Marku, kanë dhënë shenjën tjetër të qartë e të plotë, se “Dosjen 184”; kanë vendosur ta “pastrojnë” e ta mbyllin në Dibër; duke zhdukur përfundimisht, krimin e kryer nga banda “Gjiknuri”, së bashku me Ulsi Manjën, me drejtorët rajonalë dhe kryepolicin zonal, të cilët realizuan blerjen, manipulimin dhe marrjen e votave, me joshje e kërcënime administrative dhe banda kriminale.

Pasi u bllokua prej 20 muajsh, nga Arta Marku dhe vartësit e saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nga prokurorë-zvarranikët e anti-ligjit Donika Prela, Vladimir Mara, Dritan Prençi e Klodian Braho; kryeministri Rama dhe “Sillua” i tij Ulsi Manja, që janë pjesë e regjistruar e krimit zgjedhor; urdhëruan “Nafijen” Arta Marku, të syrgjynoste dosjen në Dibër.

Mos u çuditni, por vetëm 20 ditë pasi “Dosja 184”, u çua për gjoja hetim në Dibër e iu besua dyshes së prokurorëve Belina Kryemadhi e Rifat (Rufat) Kojku; shefja Arta Marku bëri një lëvizje tjetër, në shërbim të asgjësimit të provave, duke emëruar prokurorin e hetimit të dosjes, Rifat (Rufat) Kojku, në detyrën… Drejtues të Prokurorisë-Qarku Dibër.

Informacionet nga Dibra, konfirmojnë se Rifat (Rufat) Kojku është mik, sekser dhe familjar i afërt i Ulsi Manjës; ndërkohë që njihet dhe është faktuar në shumë raste hetimi krimesh në zonë; se është “ushtar” i bindur i “beut” të Dibrës, Ymer Lala, i kryepolicëve Bert Ago e Arben Keshi, i kryebashkiakut aktual Dionis Imeraj dhe i (ish)Drejtorit të Arsimit, Drini Gjeçi, shef i bashkëshortes mësuese; të gjithë këta, bandë krimi e “Dosjes 184”.

Emërimi i tij, u bë një javë më parë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP); me propozim të kryeprokurores Arta Marku; e cila, për ta shatuar nga largimi i merituar prej sistemit të drejtësisë, ka dorëzuar edhe një vlerësim pune “Shkëlqyer” për këtë prokorur; si material paraprak për procesin e “Veting”-ut. Komentet i bënë vetë lexuesi/Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne