Më 14 shkurt, GJKKO do të shpallë vendimin për seancën paraprake të çështjes “5D”, ku do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim të plotë apo me procedurë të shkurtuar.
Ish-zyrtarët e përfshirë në këtë çështje, Redi Molla, Taulant Tushe, Mariglen Qato, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muahmetllari, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, një manovër që do t’u ulte automatikisht një të tretën e dënimit nëse shpallen fajtorë.
Por ky nuk është rasti i parë ku drejtësia e kapur kërkon t’i hapë rrugën pandëshkueshmërisë. Me një skemë të përsëritur, zvarritjet dhe favorizimet po kthehen në normë për zyrtarët e korruptuar, ndërsa qytetarët vazhdojnë të presin drejtësi të vërtetë.
Në këtë kontekst, lind pyetja: A do të shpëtojë edhe këtë herë Erion Veliaj? Në një kohë kur emri i tij përmendet gjithnjë e më shpesh në skandale dhe afera korruptive, rasti “5D” mund të jetë vetëm maja e ajsbergut për një sistem të kalbur, ku ndëshkimi mbetet një iluzion./gazetaimpakt