Dosja “Xibraka”, Gazment Bardhi paraqitet në SPAK

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme SPAK për dosjen Xibraka, për të cilin ai ka kërkuar riçeljen e fraksionit të pushuar. Hetimet për dosjen Xibraka janë riaktivizuar pas denoncimeve publike nga ana e Bardhit.

Bardhi u thirr fillimisht në 15 maji, por përmes një shkrese vuri në dijeni SPAK, se ka një axhendë të paracaktuar nga 14-24 maj jashtë vendit dhe kërkoi të pyetet në një datë dhe orë tjetër pas 23 majit.

Ndërkohë nga ana tjetër për kryeministrin Edi Rama, thirrja në SPAK e Gazment Bardhit do të jetë momenti i së vërtetës për akuzat e rreme, sipas tij, të adresuara nga Bardhi në drejtim të vëllait Olsi Ramës.

Nënshkrimi që Bardhi do t’i bëjë në SPAK dëshmisë së tij, për Ramën do ta përballë atë me përgjegjësi ligjore për gënjeshtrat kundrejt të vëllait. Rama thotë ky është momenti që SPAK duhet të ndajë të vërtetën./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne