Forcat izraelite bastisën shumë qytete në Bregun Perëndimor

Gjatë bastisjeve të kryera nga ushtarët izraelitë në shumë qytete të Bregut Perëndimor të pushtuar, një grua u plagos dhe dy persona u arrestuan. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtarët izraelitë vazhduan bastisjet e tyre gjatë natës në qytetet e Bregut Perëndimor, Khalil, Al-Bire, Ramallah dhe Tulkarm.

Gjatë bastisjes në qytezën Kaffin, në veri të Tulkarmit, forcat izraelite qëlluan ndaj palestinezëve me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës. Një 49-vjeçare e plagosur nga predha është dërguar në spital. Dy të rinj u arrestuan në bastisjen në dy shtëpi në qytetin Bitunya, në perëndim të Ramallahut.

Bastisje u kryen edhe në rajonin malor Et-Tavil të Al-Bire dhe rajonin e Luginës Al-Hiriyya në Khalil, por nuk u raportua për të arrestuar apo të plagosur. Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor. Të paktën 518 palestinezë janë vrarë në këto bastisje që nga 7 tetori./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne