Drafti për ndryshimet në Kodin Penal/ 3 vjet burg për parakalimet e gabuara dhe mosrespektimin e sinjalistikës

Një grup i gjerë ekspertësh në Ministrinë e Drejtësisë është duke hartuar një sërë ndryshimesh në Kodin Penal, ku kanë shtuar numrin e veprave penale në rregullat e qarkullimin rrugor.

Sipas draftit, një sërë shkeljesh do të bëhen të dënueshme si vepra penale dhe dënimi do të jetë nga gjobë deri në 3-vjet burg

Konkretisht vepra penale do të cilësohen: Parakalimi i gabuar, drejtimi i mjeteve duke mos respektuar sinjalistikës, drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt dhe mosmarrja e masave për ta bërë të dallueshëm mjetin e ndaluar ose të prishur në një distancë të mjaftueshme.

Ekspertët kërkojnë dënim për këto shkelje, pasi rrezikohet shëndeti i një personi ose dëmtimi i një prone me vlerë të konsiderueshme.

Ndryshimet nuk do të prekin vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe gjyqësorin.

Nëse avokatët nuk janë të pranishëm në proceset gjyqësore për të paraburgosurit pa një shkak të arsyeshëm ose të ligjshëm, duke shkaktuar pezullim të gjykimit, do të dënohen me gjobë, e në rast se kjo gjë përsëritet, marrin qortim gjyqësor.

Edhe prokurorët apo gjyqtarët që mungojnë se seanca mund të ndiqen penalisht dhe të dënohen me gjobë, deri në heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Ky draft është ende në hartim dhe nuk ka kaluar për votim./ CNA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne