Lufti Bilalli
AKINCI SİHA goditi dhe shkatërroi sistemin e mbrojtjes ajrore FK-2000 kinez në Sudan !
▪️ “AKINCI” i Ushtrisë Sudaneze shkatërroi një sistem kinez të mbrojtjes ajrore FK-2000, i cili u përdor nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në zonën Ed Dubeibat, Kordofan Jugor
Çka është Droni Turk AKINCI SİHA
Bayraktar Akıncı është një dron (UAV) i teknologjisë së fundit i zhvilluar nga prodhuesi turk Baykar Technology. Është projektuar për sulme precize ajër-tokë dhe ajër-ajër, arrin lartësi deri në 12,000 metra dhe kontrollohet nga avionika e inteligjencës artificiale.
Performanca Armatimi Teknologjia Historia e AKINCI SİHA !
▪️Performanca: I pajisur me dy motorë turbo, mund të qëndrojë në ajër deri në 24 orë dhe ka një kapacitet të lartë ngarkese prej afërsisht 1,500 kg.
▪️Armatimi: Droni mund të mbajë një gamë të gjerë municionesh, duke përfshirë raketa lundrimi (SOM), mikromunicione inteligjente (MAM-L, MAM-C) dhe raketa ajër-ajër (Bozdoğan, Gökdoğan).
▪️Teknologjia: Është i pajisur me një radar AESA, sisteme mbështetëse elektronike dhe inteligjencë artificiale.
▪️Historia Operacionale: Akıncı ka qenë në shërbim që nga viti 2021, u përdorë në Irakun verior dhe ndihmoi në kërkimin e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian. Droni konsiderohet si një nga platformat më të përparuara të dronëve në botë dhe përdoret nga disa vende (p.sh., Azerbajxhani).
▪️Emri Akıncı historikisht rrjedh nga trupat sulmuese të kohës së ushtrisë osmane./fb

















