“Duket si engjëll, por… “, Berisha flet pas mbylljes së seancës: Rama s’pranon dot që të hetohet e bija, Rea fiton tender pas tenderi

Sali Berisha ka deklaruar jashtë sallës së Kuvendit se Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisioneve Parlamentare pasi nuk mund të pranojë që vajza e tij, Rea, të hetohet.

Ai tha se vajza e bashkëshortes së kryeminsitrit Edi Rama, fiton tender pas tenderi.

“Parlamenti funksionon mbi bazën e respektit të Kushtetutës. Rama dhe Linda nuk mund të pranojë hetimin e Reas, që duket si engjëll por si shushunjë pi gjakun e qytetarëve me tenderat që fiton. A mund të ndodhë që fëmija i kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender”, tha Berisha./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne