Zarif: Kolonët sionistë të armatosur që vrasin palestinezët nuk mund të konsiderohen civilë

Ish-ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: “Ne themi se Izraeli ka dështuar për arsye se tanimë është shkatërruar mitologjia e pamposhtjes së regjimit sionist dhe mitologjia e viktimizimit të Izraelit dhe shenja më e mirë për këtë janë turmat e qindra mijëra njerëzve të mbledhur në rrugët e Parisit dhe Nju Jorkut”.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ish-ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe profesor i të drejtave dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, sot e martë në një konferencë të zhvilluar në Teheran me titull “Çështja e Palestinës nga pikëpamja e të drejtave ndërkombëtare duke theksuar zhvillimet e fundit”, duke folur për dallimet mes ndikimit dhe pranisë në fjalorin e politikës së jashtme, ka thënë: “Irani mbështet popujt e shtypur, mirëpo kjo nuk do të thotë se duhet të luftojë vetë në vend të popujve të shtypur. Ne e mbështesim të drejtën, mirëpo kjo nuk do të thotë zhvillojmë agresion ushtarak ndaj dikujt tjetër”.

Zarif në vazhdim tha: “Mbrojtja më e mirë e të drejtës së popullit të Palestinës është kjo që të mos lejojmë Izraelin të dalë fitues në këtë lojë dhe të thotë se këta janë armiq të huaj dhe forca zëvendësuese të dikujt tjetër”.

Muhamed Xhavad Zarif në një pjesë tjetër të fjalës së tij tha: “Kolonët sionistë të cilët janë të armatosur dhe puna e tyre është vetëm të vrasin palestinezë, nuk mund të konsiderohen civilë vetëm për arsye se nuk mbajnë kod dhe uniformë ushtarake”.

Zarif shtoi: “Ju mund të paramendoni këtë se nëse ushtria e ish-regjimit Ba’ath të Irakut kur pushtojë disa qytete të Iranit, të vendoste disa persona në ato qytete. A duhej t’i respektonim ne të drejtat e atyre personave? Këto janë vetëm mjete të pushtimit dhe asgjë tjetër. Ne duhet ta vendosim një standard të sundojë. Një shtet pushtues nuk ka kurrfarë të drejtash në territoret të cilat i ka pushtuar. Një qeveri e tillë nuk ka as të drejtën për të vendosur rendin dhe sigurinë, dhe as të drejtën për të burgosur dhe për të ekzekutuar njerëz në ato territore të pushtuara. Një qeveri e tillë pushtuese çfarëdo që të bëjë, është e padrejtë dhe e jashtëligjshme”.

Zarif gjithashtu ka theksuar: “Ne themi se Izraeli ka dështuar për arsye se tanimë është shkatërruar mitologjia e pamposhtjes së regjimit sionist dhe mitologjia e viktimizimit të Izraelit dhe shenja më e mirë për këtë janë turmat e qindra mijëra njerëzve të mbledhur në rrugët e Parisit dhe Nju Jorkut”./parstoday

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne