Deputetët e opozitës kanë bllokuar seancën duke vendosur karriget përmbys tek foltorja, si dhe kanë nisur me ndezjen e tymueseve.
Ndërsa kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla nisi seancën plenare duke lexuar projektligjet që do të hidhen në votim, deputetët e opozitës ndezën tymuese në sallë për të pamundësuar seancën. Nën thirrjet “turp, turp”, ata u përpoqën të parandalojnë zhvillimin e mëtejshëm. Në këtë moment, deputeti Saimir Korreshi ndezi një tymuese duke mbushur sallën me tym.
Lindita Nikolla kërkoi ndërhyrjen e gardës për të vendosur rregull.
Berisha ka reaguar duke i thënë se nuk mund të preken deputetët.
Nikolla: Garda merrni masa
Berisha: Jo, jo nuk preken/BW