Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit, ku një 29-vjeçar është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë.
Sipas Policisë së Shtetit, rreth orës 00:50, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollet në terren për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rreNdërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave materiale, me qëllim dokumentimin ligjor të saj dhe identifikimin e autorëve./atsh