Dy shtetas britanikë janë ndaluar lidhur me një sulm me thikë në një tren, i cili la të plagosur dhjetë persona, nëntë prej tyre në gjendje kritike, konfirmoi sot policia britanike, duke shtuar gjithashtu se nuk ka asnjë tregues për lidhje me terrorizëm.
Policia Britanike e Transportit, e cila po udhëheq hetimin, u tha gazetarëve se të dyshuarit – një 32-vjeçar afrobritanik dhe një 35-vjeçar britanik me origjinë nga Karaibet – janë arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasjeje.
Në këtë fazë të hetimit, policia thotë se “nuk ka asgjë që sugjeron” se incidenti lidhet me terrorizëm.
Policia e Transportit tha se po vazhdon punën për të përcaktuar motivin e sulmit, i cili ndodhi mbrëmjen e së shtunës në trenin Doncaster–London King’s Cross./AA

















