Dyshohet se konsumoi fostoksinë, ndërron jetë 18-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku 18-vjeçare ka ndërruar jetë në spital pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese, fostoksinë. Policia bën me dije se viktimë është shtetasja me iniciale B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan. E reja mësohet se ka ndërmarrë aktin e rëndë pas konflikteve që kishte me bashkëshortin e saj, shtetasin me iniciale E. D., 24 vjeç, ndaj të cilit ka nisur një procedim penal.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftoj policia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne