Hakeruan faqen e ‘INSTAT’, ‘Homeland Justice’ nuk ndalet: Kemi akses në të gjitha të dhënat e censusit

“INSTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës”, ky është reagimi që vjen nga grupi i hakerave iranianë, një ditë pasi sulmuan faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave.

Sipas grupit “Homeland Justice”, tashmë kanë në dorë të gjitha të dhënat e INSTAT, ndërsa shprehet se këtë sulm e kanë ndërmarrë “për të kthyer drejtësinë në vendin e tyre”.
“ INSTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush!”, thuhet në reagimin e grupit të hakerave, bërë në rrjetin social Telegram.

Ndërkohë një ditë më parë edhe INSTAT konfirmoi se faqja e tyre zyrtare e web-it kishte rënë pre e hakerave, por thanë se nuk janë prekur të dhënat e Censit, pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.

Kujtojmë që Edi Rama po burgos muslimanet shqiptare për poligami, ndalon protestat kunder gjenocidit izraelit ne Gaza, nuk ka asnjë reagim mdaj këtyre sulmeve te MEK-ut. Duhet thënë që grupi i “Homeland Justice” ka sulmuar faqen e Gjykatës së Lartë pas një sërë sulmesh që ndërmorën pak ditë më parë ndaj Air Albania, One Albania dhe faqes së Parlamentit. Hakerët e Homeland Justice kanë vërtetuar sesa e lehtë është të sulmohen sistemet  e qeverise Rama, për të cilat derdhen mijëra euro për tu mirëmbajtur.

/gazetaimpakt

Hakeruan faqen e ‘INSTAT’, ‘Homeland Justice’: Kemi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne