“E kënaqur të shoh kryeministrin e Shqipërisë”, Yuri Kim takon Ramën, pas debatit në OKB

Kryeministri Edi Rama që ndodhet në New York për drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, takoi ish-ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri kim. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-ambasadorja me anë të një postimi në platformën X, ku shkruan se ndihet e kënaqur kur shikon kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama teksa i kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në Ukrainë.
Ajo tha gjithashtu se gjatë takimit të tyre ata kanë diskutuar për të forcuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“E kënaqur të shoh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në UNGA78 , ku ai kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ne patëm gjithashtu mundësinë të diskutonim mënyrat për të forcuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”,-shkruan Kim./tpz

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne