‘Gërdeci’/ SPAK kërkon të marrë në pyetje 52 persona për çështjen ‘Mediu’, mes tyre Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi

SPAK ka kërkuar pyetjen si dëshmitarë të 52 personave në lidhje me çështjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

SPAK kërkoi nga gjykata që në procesin ndaj Mediut të merren në pyetje ish-ministri Aldo Bumçi dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Kujtojmë se më herët këtë muaj GJKKO vendosi të miratonte kërkesën e ish-ministrit Mediu për vijimin e procesit me procedurë të zakonshme, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne