Një i moshuar i aksidentua për vdekje mbrëmjen e sotme në Kuçovë. Viktima, Veiz Plaku, 69-vjeç, ecte me një biçikletë në momentin kur u përplas nga një automjet. Ngjarja u regjistrua në fshatin Tapi të Kuçovës.
Policia ka arrestuar si autor të dyshuar të aksidentit, 21-vjeçarin, Fabion Arapi.
“Rreth orës 17:30, në fshatin Tapi, Kuçovë, automjeti me drejtues shtetasin F.A., 21 vjeç, ka aksidentuar shtetasin V.P., 69 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili pasi u dërgua në spital humbi jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaroi policia./Gazetaimpakt