Kthesa e Madhe/ T’i dalim zot trojeve tona

Kthesa e Madhe
Apeloj që asnjë besimtar shqiptar të mos ndikohet nga ky shkrim për të shkuar në luftën e L. së
Mesme. Ne duhet të jemi këtu në vendin tonë. Zoti na ka falë shqiptarë për t’i dalë zot trojeve tona.
Përçarja nuk i duhet askujt, shqiptarët në Ballkan duhet të janë një trup i vetëm. Rasti i Bajskës është
një parashenjë e një lufte të re me serbët. Sikur të mos ndezej lufta në Palestinë, serbët nuk do të
ndalonin së provuari sërish. Është një plan global për ndryshim kufijsh sepse bota po shkon drejt një
Rend të Ri Botëror. Ndërsa kufinjtë vendosen aty ku është këmba e ushtarit të atij populli.

Dr. Muhamed KAJOLLI
Palestina
Kush është Izraeli? Kjo pyetje iu duhet shqiptarëve. E para, Izraeli është një territor në të cilën jetojnë 14
milion banorë. Prej tyre 2.2 milion jetojnë në burgun e përqëndrimit në Gaza, ndërsa 2.8 milion jetojnë
në gjysmë burg në Bregun Perëndimor. Nëntë milion të tjerë jetojnë në Izraelin e lirë prej të cilëve dy
milion janë arabë. E dyta, ky shtet u themelua në v. 1948 falë tradhëtisë së Britanikëve që ua bëri
arabëve. Që këtu, as izraelitët e as arabët nuk gjetën qetësinë. Natyrisht, themeluesit e këtij shteti
garantojnë “PAQEN” në rajon, ndonëse shpërthejnë luftëra të shpeshta. Kësaj radhe SHBA dhe Britania
garantuan Izraelin se nuk do të lejojnë zhbërjen e Izraelit nga harta e L. së Mesme.
Ndonëse edhe më herët, mirëpo, që pas 11 shtatorit 2001 në L. e Mesme analistë të shumtë herë pas
here nxjerrin harta të reja se si do të duket Lindja e Mesme. Këto harta frikësojnë shefat e shteteve
arabe, prandaj i nështrohen forcës së Perëndimit duke paguar gjoba të mëdha. Më 23.9.2023 Natanjahu
para Kombeve të Bashkuara nxorri hartën në të cilën tha: në pranverën e vitit 2024 do të përfundojë
Marrëveshja e Paqes me arabët. Në atë hartë Palestina nuk ishte e perfshier!
Kur çdo gjë shkonte sipas planit izraelit, në Gaza në 7.10. 2023 shpërtheu Stuhia e al Aksasë. Pak nga ne
lexojmë gazetat e tyre, prandaj, ne nuk jemi mirë informuar sa të kuptojmë se ç’po ndodh atje. Çka
ndodhi? Një grup prej 800-1000 militantësh kalaun murin e burgut dhe, nuk befasuan vetëm përgjegjësit
e sigurisë dhe ushtarisë izraelite, por mbarë botën. Natyrisht, diplomacia botërore u vu në qarkullim.
Përderisa pritej një Paqe në rajon, ndodhi që ca shtete në A.Latine të tërheqin ambasadorët dhe prishën
marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, ndërsa shtetet arabe heshtën! Paradoks!
Natanjahu u trondit, fjalët e parë që nxorri nga goja ishin NDIHMË. SHBA tha se, kjo goditje i ngjason 11
shtatorit 2001. Është e vërtetë se izraeli jeton me frikën e humbjes të një luftje të vetme, sepse nuk ka
mundësi për një tjetër. Për të kuptuar se kush qëndron pas këtij sulmi kaq të mirë organizuar, shërbimi i
intelegjencës amerikane përjashtoi edhe Iranin. Pra, ajo që sfidoi Izraelin ishte Rezistenca Palestineze, e
vetme! Nuk vonoi shumë, palestinezët e kuptuan se asaj iu bë “tradhëtia”, por, kësaj radhe nga vetë
arabët. Këta të fundit, të lodhur nga presioni i vazhdueshëm sikur iu dorëzuan forcës së perëndimit dhe
pranuan t’i nënshtrohen plotësisht duke e sakrifikuar Gazën. Sigurisht, vetëm për një mirëqenie.
Rajoni

“Mos suksesi” i ISIS-it në Irak e Siri bëri që ushtritë e shteteve në luftë të mos largohen me preteksin se
disa brigada të ISIS-it janë ende aktive. Bile, tani po flitet se ISIS po rigrumbullohet dhe është në rritje, në
prani të SHBA. Përveç ushtrisë së SHBA dhe Rusisë, prezente në këtë rajon është ushtria turke dhe
iraniane. S’do mend se këtu është ushtria e rregullt siriane dhe irakiene. Që nga ndërprerja e luftimeve
në vitin 2016, në Siri dhe Irak ka dalë një front i ri i quajtur FRONTI I REZISTENCËS, pra, ngjashëm me
Frontin e Rezistencës së Palestinës.
Që nga 2011, në këtë rajon nuk janë ndërprerë luftimet, ndonëse me intenzitet më të ulët. Ushtria turke
vazhdimisht ka probleme me kurdët sepse Perëndimi iu “premton” se do t’ua themelojnë shtetin.
Kështu është edhe me ushtrinë siriane, e cila problemet i ka permanente me ISIS-in. Ndërsa REZISTENCA
irakiane, siriane dhe palestineze për armik ka vetëm armiqtë e huaj në rajon. Për sa thuhet, kjo
rezistencë i ka tejkaluar problemet sektare të brendshme midis të qenit sunit ose shiit.
Qëllimi
Qëllimi i Rezistencës është të dëgjohet zëri i armëve deri në largimin e zhgedhës së pushtuesve të huaj.
Të bazuar në parimet e Islamit, për qëllim kanë që popujve të shtypur anekënd botës t’i jepet shpresa
se, bota do të sundohet nga PAQËSORËT. Për të treguar seriozitetin e tyre, sfiduan ushtrinë më të
madhe të botës. Ku buron kjo forcë? Sigurisht në Kuran, Bekare: 249. Sa është e logjikshme kjo? Dikush e
sheh si vetëvrasje, mirëpo, luftëtarët e lirisë e dinë më së miri. Secili besimtarë i sinqertë beson në këtë
forcë, prandaj nuk lejon të qëndrojë indiferent përpara diskriminimit dhe ç’njerëzores që ju bëhet.
Shikuar nga këndi ynë që nuk i njohim detajet e themelimit të kësaj rezistence ushtarake, them se
vërvitet nëpër medie se Hamasi është pjellë e Perëndimit, gjegjësisht Izraelit!? Është themeluar nga Irani
i cili së bashku me Hizbullahun detyrë kanë që të ngacmojnë izraelin, që ky i fundit të godet rajonin. Disa
të tjerë thonë është krijuar për të vrarë sa më shumë muslimanë suni! Ne shqiptarët më së mirë do ta
kuptonin këtë shpifje sepse kështu thuhej edhe për UÇK se, është pjellë e Milosheviçit (uçka je srbska
muçka). Besoj se dhe sot ka shqiptarë që vazhdojnë të besojnë se UÇK është pjellë serbe!
Në libri tim “Pranverë Arabe ose zgjim islam” kam shpjeguar gjerësisht këto struktura. Shkurt thënë unë
besoj në hadithin e Muhammedit s.A.s. se: “nuk do të shuhet ummeti im përderisa do të ketë besimtarë
që do të turpërojnë sunduesit mizorë. E pyetën ku janë o i Dërguar i Allahut, tha: në al Aksa dhe përreth
saj”. Pas vendimeve nënshtruese që nxorrën shefat e shteteve “islame” në Konferencën e OBI më 11.11.
2023 në Rijad, më është shtuar besimi edhe më shumë se, ky është grupi për të cilën na ka treguar i
Dërguari i Allahut s.A.s.
Apeloj që asnjë besimtar shqiptar të mos ndikohet nga ky shkrim për të shkuar në luftën e L. së Mesme.
Ne duhet të jemi këtu në vendin tonë. Zoti na ka falë shqiptarë për t’i dalë zot trojeve tona. Përçarja nuk
i duhet askujt, shqiptarët në Ballkan duhet të janë një trup i vetëm. Rasti i Bajskës është një parashenjë e
një lufte të re me serbët. Sikur të mos ndezej lufta në Palestinë, serbët nuk do të ndalonin së provuari
sërish. Është një plan global për ndryshim kufijsh sepse bota po shkon drejt një Rend të Ri Botëror.
Ndërsa kufinjtë vendosen aty ku është këmba e ushtarit të atij populli./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne