Lajmi i fundit/ Djali i biznesmenit Hajri Elezi plagos tre persona, policia manipulon ngjarjen

Një festë e disa të rinjve për pak sa nuk është kthyer në tragjedi mesnatën e kaluar në një lokal në rrugën e Kavajës në Tiranë. Tre persona u plagosën dhe u dërguan për trajtim në një spital privat në kryeqytet.

E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç (dy të fundit vëllezër) kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Pas marrjes së ndihmës mjekësore dy prej tyre janë larguar në shtëpi, ndërsa 36-vjeçarja me iniciale E.P vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana tjetër, 32-vjeçari që qëlloi me armën që mbante pa leje është shpallur në kërkim. Sipas burimeve, autori i plagosjes është Edison Elezaj, 32 vjeç, djali i biznesmenit të njohur Hajri Elezaj, pronar i ujit Lajthiza.

Edison Elezaj mbante armë dyshohet pa leje, teksa çështja në mënyrë të dyshimtë është manipuluar nga policia./gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne