E rëndë/ Gjendet i pajetë 33-vjeçari në Korçë, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është mësuar mëngjesin e sotëm. Në fshatin Gjanç, Korçë, është gjetur i pajetë, në banesë, nga familjarët, shtetasi K. N., rreth 33 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte).

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne