E rëndë/ Në vitin 2013 i plagosi vajzën, babai merr hak pas 11 viteve, vret me armë 52-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm. Një 63-vjeçar i identifikuar me inicialet I.M., dyshohet se ka vrarë me armë gjahu P. K., 52-vjeç.

Pas ngjarjes së rëndë, autori i dyshuar ka marrë policinë në telefon dhe i ka treguar çfarë ka ndodhur, e më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima me inicialet P.K.,, në vitin 2013, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur vajzën e autorit të dyshuar I.M .

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel , shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë  gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje,  pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas  ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M”,njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./gazetaimpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne