Nis Protesta pro Palestinës në Tiranë!

Sapo ka nisur në Tiranë protesta Pro Palestinës.

Dhjetra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër genocidit Izraelit në Palestinë.

Me pankarta në duar ata kërkojnë dënimin e genocidit dhe krimeve Izraelite në Palestinë.

Pas disa refuzimeve radhazi, Policia e shtetit vendosi të lejojë një protestë pro muslimanëve të palestinës që po vriten dhe dëbohen me forcë nga trojet e tyre në mënyrë çnjerëzore.

Protestuesit, pritet ti bëjnë thirrje edhe Qeverisë Shqiptare të dënojë genocidin në Gaza dhe ti kërkojë Izraelit të ndalojë sulmet e përditshme ndaj popullsisë së pafajshme./gazetaimpakt

https://fb.watch/pILdHLUNR4/?mibextid=v7YzmG

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne