Edi Rama do dergoje ushtare qe te ruajne Izraelin nga muslimanet

Shqipëria bëhet vendi i parë ballkanik që bëhet pjesë e misionit të Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesit “Multinational Force & Observers”.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili vlerësoi sot se “misioni i MFO është shumë i rëndësishëm për të siguruar zbatimin e Traktatit të Paqes mes Egjiptit dhe Izraelit”.

Peleshi shprehu vendosmërinë e FA shqiptare për të kryer detyrat me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.

Misioni i MFO është shumë i rëndësishëm për të siguruar zbatimin e Traktatit të Paqes mes Egjiptit dhe Izraelit. Ndaj në këtë rrugëtim historik, jemi besimplotë se efektivët tanë të Policisë Ushtarake, me aftësitë e tyre të shkëlqyera do të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin rajonal do të ndihmojnë në parandalimin e shkeljeve të kushteve të këtij traktati.

Të vendosur të kryejmë detyrat tona me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.

Origjina e MFO-së qëndron në Aneksin I të Traktatit të Paqes të vitit 1979 ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit, në të cilin palët morën përsipër t’i kërkonin OKB-së të siguronte një forcë dhe vëzhgues për të mbikëqyrur zbatimin e këtij traktati.

Neni II i Aneksit I të Traktatit të Paqes përcakton katër zona sigurie: tre të vendosura në Sinai në Egjipt dhe një në Izrael përgjatë kufirit ndërkombëtar./Mcntv.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne