Vodhi përmes skemave të mashtrimit 28 mln euro, arrestohet në Tiranë 61-vjeçari nga Koreja e Jugut! Po priste bashkëshorten të vinte nga Dubai!

Një shtetas koreano jugor i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në afërsi të aeroportit të Rinasit pasi akuzohet për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare.

61-vjeçari, i identifikuar si Stephan Morgenstem po priste në afërsi të aeroportit të Rinasit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë, informon policia.

Ai u arrestua me qëllim ekstradimin

Gjykata e Seoulit, Koreja e Jugut, me vendimin e datës 24 tetor 2022 i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal i Koresë së Jugut.

“Shtetasi Stephan Morgenstem në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.

Gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRË (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 000 000euro” informoi sot policia e Tiranës.

Operacioni u kodua ‘Pritja” dhe u realizua në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet FAST Albanias, Interpol Tiranës, Policisë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë./shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne