“Edi Rama i ka grupet armiqësore në qeveri!”/ Hoxha: Çmimet janë rritur në jug, sepse është rritur “gjoba” e zyrtarëve ndaj hoteleve

Artan Hoxha thotë se çmimet janë rritur në jug sepse janë rritur “gjobat” që zyrtarët u vendosin hoteleve. Hoxha tha se Edi Rama duhet ti shohë “grupet armiqësore” në qeveri dhe jo jashtë vendit. “Këtë pjesën që ka apo jo njerëz? Unë shkoj në Borsh, nuk kanë arritur akoma oligarkët, të njëjtët njerëz që kam parë vitet e tjera, kam parë dhe këtë vit. Çmimet ishin njësoj, shezlloni falas, mëngjesi falas, çmimi njëlloj. Por, cfarë kishte ndodhur?

Këtë që ankohet Rama për grupet armiqësore, këta i ka në qeveri ai. Leja merret online, por më thonë, nuk ma jepte se duheshin paguar 5 milionë. Vjet kam paguar 2 milionë. Ajo ministrja e turizmit që vjen vërdallë ajo, bashkë me inspektorët, vijnë ata që kontrollojnë gropën sepktike. Inspektoriati më kot, duan edhe këta para. Çmimet janë rritur sepse gjobaxhinjtë e pushtetit i’a kanë rritur gjobën të gjithëve, përveç atyre resorteve të mëdha. I fusin çfarë gjejnë përpara, i mbysin. Normal do rrisin çmimin”, tha Hoxha.

“Ne kemi bregdetin më të bukur realisht në këto zonat rreth e rrotull. 70 për qind e qytetarëve shqiptarë ua ka bërë të pamundur për të shkuar atje. Nuk vë dot një çadër. Nuk ke plazhe publike. Ish-ministrja jonë e jashtme, tha se e bën plazhin ekskluziv se vijnë ato nga mali…

Më thoni një plazh publik në jug të vendit? Kam tentuar vjet të vë çadrën për të patur privatësi dhe nuk shkon dot. Faturat aty nuk priten. Ti paguan dhe nuk merr shërbimin. E di pse ndodhi masakra në Velipojë? Sepse hoteli ishte i X-it, ndërsa shezlongët ishin të Y-it. Tani që njerëzit e braktisin bredetin sepse paguajnë dhe nuk marrin shërbimin, qeveria thotë na godasin shërbimet e huaja. Në Ksamil thirra drejtorin e Policisë së Shtetit se pronari i shezlongut nuk lejonte turistët që të rrinin në gurë.

Marrëzia shkon deri edhe te një deputet që u ngrit në Kuvend dhe i kërkoi drejtuesit të SPAK-ut që të që nisë hetim për grupet armiqësore. Një kryetar bashkie doli në një nga telezionet kryesore tha se po na dëmtohet turizmi nga grupet armiqësore.

Nuk ka grupe armiqësore, por oligarki që ka pushtuar bregdetin dhe njerëz të papërgjegjshëm që duan të pasurohen për tre muaj”-tha Lala./Tpz

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne