Qeveria e islamofobit Edi Rama ka vendosur të japi pensione shtesë për disa personalitete të vendit. Ky vendim vjen pak ditë pas taksimit me 15% të profesioneve të lira, ka patur jo pak reagime nga qytetarët, kryesisht shtresa e mesme që më së shumti është e prekur.
Rama duket se këto para po i jep për shokët e tij të volejbollit dhe vllahut Aurel Plasari.
Ligji është miratuar për dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës dhe sportit.
Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, janë listuar një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik, muzikës, stuiues si: Muharrem Hoxha, Eva Alikaj, Ardian Cerga, Frederik Ndoci, Suzana Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase, Nazmi Hoxha, Aurel Plasari e të tjerë.
“Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social“, thuhet në vendim e publikuar në fletoren zyrtare të datës 3 janar 2024.
15 personalitetet që përfitojnë
Eva Alikaj – aktore
Muharrem Hoxha – aktor
Roland Xhoxhi – violinist
Ardian Cerga – aktor
Mimoza Ibrahimi- volejbolliste
Leonard Tase – volejbollist dhe trajner
Suzana Frashëri – soprano
Aurel Plasari – studiues
Frederik Ndoci – këngëtar
Pavvlo Mihali – atlet
Zhuljana Jorganxhi – poete, autore këngësh
Nazmi Hoxha – piktor
Xhelal Kalaja – trajner basketbolli
Diana Mata – qitëse
Lulëzime Duka – volejbolliste/gazetaimpakt