Edi Rama mbyll kufirin për ti bërë qejfin MEK-ut

Këtë fundvit qeveria shqiptare ka vendosur që kufijtë e vendit të mbikqyren rreptësisht dhe në mënyrë strikte. Këto masa po merren për ti bërë qejfin terroristeve të MEK dhe lideres së tij, Maryem Rajavit. Organizata MEK, e cila që prej disa vitesh ka ngritur në Shqipëri një shtet brenda shtetit, që nuk pyet as për ligje dhe as për shtet shqiptar pasi gëzon përkrahjen e administrates Trump, ka kohë që i kërkon qeverisë shqiptare që të ndëpresë marëdhëniet diplomatike me Iranin, të mbyllë ambasadën iraniane në vend me pretendimin se ndihet e kërcënuar. Kjo organizate okulte e përbërë nga pleq dhe plaka të redikalizuar prej sulmeve të tyre vrastare kundër popullit iranian, ka një mbështetje të fortë nga neokservatorët luftënxitës amerikanë si John Bolton dhe Rudy Guliani të cilët përkrahin konflite të hapura luftarake kundër regjimit të Teheranit.

Një plan sekret i policisë së shtetit shqiptar, SHISH, prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të partnerëve europianë, do të vihet në zbatim këtë fundvit. Shqiptarja.com ka mundur të mësojë se agjentë të anti-terrorit do të shpërndahen në të gjitha pikat kufitare, portet detare dhe në aeroportin e Rinasit, për të vëzhguar dhe parë nëse në vendin tonë do të tentojnë të hyjnë persona që janë pjesë e grupeve ekstremiste, apo që kanë prirje radikale.

Ky plan është pjesë e planit të masave që Policia ka ndërmarrë për mbarëvajtjen e festave të fundvitit, por nuk ka detaje për mënyrën e organizimit dhe shpërndarjes së agjentëve në terren. Të njëjtat burime, i konfirmuan Shqiptarja.com, se agjentët e anti-terrorit kanë një listë me persona, shtetas të huaj, të cilët kanë prirje ekstremiste dhe do të bëhet vëzhgimi i pikave kufitare, nëse ndonjë nga këta persona, do të kërkojë të hyjë në Shqipëri.

Levizja vjen pas arrestimit pa fakte të nxitur prej MEK-ut kundër dy gazetarëve iranianë, ngjarje që u pasua edhe me dëbimin e ambasadorit Iranian nga Shqipëria, si edhe të një tjetër zyrtari të ambasadës iraniane par disa ditësh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne