Edi Rama shkarkon Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj

Shkarkohet nga detyra ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. Vendimi mësohet se është marrë sot në mbledhjen e qeverisë. Ky vendim vjen pak para mbledhjes së Asamblesë së PS-së ku u paralajmërua se Rama do të bënte disa ndryshime në qeveri.

Arsyeja e shkarkimit të ministres së Financave dhe Ekonomisë ende nuk bëhet e ditur. Shkarkimi i Ibrahimajt përbën edhe të dytin në pak ditë nga Rama, i cili më parë ka liruar nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, ndërsa në vend të tij emëroi Taulant Ballën.

Ibrahimaj e mori portofolin e shtetit më shtator 2021, duke shërbyer në këtë detyrë për më pak se dy vjet. Në vitin 2016 e në vijim ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT, në 2017 e në vijim anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Ajo mori emër në vitin 2019, kur u emërua në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, të cilën e mbajti deri në vitin 2019, përpara se të emërohej ministre. Ajo ka qenë po ashtu në drejtimin e INSTAT gjatë viteve 2015-2016 dhe ka koordinuar çështjet financiare dhe ekonomike në Kryeministri më parë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne